Pas akuzave të Bashës, hakerat
sulmojnë peticionin për Vetingun

Pas akuzave të Bashës, hakerat<br />sulmojnë peticionin për Vetingun
Peticioni online në platformën www.shpëtovetingun.al. e hapur nga Shoqëria Civile dhe mbështetur nga kryeministri Rama dhe ministrat është hakuar dhe për pasojë është offline vetëm pak minuta pas deklaratës së Lulzim Bashës nga çadra e PD në drejtim të këtyre shoqatave që kanë organizuar mbledhjen e firmave.
 
Rreth orës 18:15 minuta të pasdites së sotme, Basha duke folur para mbështetësve të tij për ligjin e Vettingut akuzoi shoqatat që po mbledhin firmat si të lidhura me krimin.
 
"Ky ishin këto shoqata që ngrihen tani, kur Shqipëria u mbulua me drogë dhe që krimi ishte në parlament, kur shqiptarët u dhunuan dhe zgjedhjet u manipuluan, askush nuk e ngriti zërin, pasi nuk përfaqësojnë interesat e shqiptarëve, por xhepat e tyre.
 
Iu bëj thirrje që të heqin dorë nga bashkëpunimi me krimin, etika i tregon me gisht si bashkë autorë
" u shpreh Basha.
 
Sipas Bashës, këto shoqata marrin fonde milionëshe nga donatorët dhe taksat e qytetarëve shqiptarë për t’i bërë fasadë qeverisë.

Rreth një orë pas deklaratës së Bashës, peticioni online në platformën www.shpëtovetingun.al. është hakuar duke dalë offline.
 
Peticioni online ku shqiptarët firmosin pro Vettingut duket se i ka shqetësuar ata që janë kundër Reformës në Drejtësi.
 
Peticionin “Pro reformës” të shoqërisë civile e ka mbështetur edhe kryeministri Rama i cili ftoi shqiptarët që të firmosnin edhe në peticionin online në platformën www.shpëtovetingun.al.
 
"NJE KLIK PER NJE SHQIPERI ME DREJTESI. Unë jo vetëm e mbështes peticionin e tyre dhe inkurajoj çdo qytetar ta firmosë, por ju inkurajoj të gjithëve të firmosni edhe peticionin online për të bashkuar zërin tuaj me zërin e historisë së përmbysjes së sistemit të kalbur të (Pa)drejtësisë që nuk e lejon Shqipërinë të bëjë shtet.
 
Me një klik secili dhe secila prej jush ndihmon atdheun tonë dhe u shërben fëmijëve të këtij vendi, në këtë moment kyç të historisë sonë të përbashkët
" shkruan Rama në faqen e tij.
 
Por disa orë më vonë faqja është hakuar duke dalë offline, pasi si duket ka sjellë akth dhe frikë te të gjitha ata që janë kundër reformës.
 
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë