CHICAGO - Ndoshta si Al Capone ose më keq se ai. Joaquin Guzmna Loera, i njohur ndryshe si “El Chapo është “armiku publik” numër një i Chicagos.
Një titull sigurisht jo nderi, që i është dhënë vetëm gangsterit të famshëm italo-amerikan.
Policia amerikane tha se ai është kreu i kartelave të drogës në Meksikë dhe përdor qytetin e Chicagos si bazë për shpërndarjen e drogës në pjesën lindore të SHBA-së.
El Chapo, si organizatat e tjera meksikane, ka krijuar një rrjet që fillon në kufirin jugor dhe shkon në veri përgjatë linjave të ndryshme. Për hetuesit mafiozi ka në kontrollin e tij pjesën verilindore ku bashkëpuntorët e tij i përgjigjen urdhërave të tij për trafikun e drogës. Guzman, ka lindur në vitin 1957, dhe është në listën e perosnave më të kërkuar në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet federale amerikane kanë vënë një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kapjen e tij. Asgjë në krahasim me trashëgiminë e saj, ndërtuar nga trafiqet e paligjshme. El Chapo, në fakt, për vite renditet tek njerëzit më të pasur në botë nga revista Forbes.
Arrestuar në vitin 1993, ai u arratis në janar të 2001 nga një burg meksikan. Një arratisje e pabesueshme, duke marrë parasysh se arriti të shpëtojë duke u fshehur në karrocën e lavanderisë. Një episode, që ka ushqyer dyshime bazë pasi mbrohet nga njerëz të fuqishëm. Ku fshihet? Kudo.
Shërbimi sekret meksikan ka thënë se mund të fshihet në Amerikën Qendrore, në Evropë apo SHBA, por ndoshta mund të jetojë edhe në një qytet meksikan.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com