Pas apelit për ndihmë në televizionin Report Tv, familja e Qemal Kurtit nga fshati Bilaj i Krujës tashmë nuk do të jetojë më në kushte ekstreme të varfërisë pasi një shoqatë franceze ju ka ndërtuar shtëpinë.
Shoqata franceze mori këtë vendim pas pasqyrimit të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe ekonomike të 6 pjestarve të kësaj familje.
Familja e Qemal Kurtit në fshatin Bilaj prej vitesh ka jetuar në varfëri dhe kushte skandaloze jetese. Shtëpia e tyre kishte pësuar dëme të shumta deri në rrëzimin total të tavanit i cili i rrezikoi seriozisht jetën e famijes Kurti.
Këtë situatë të rëndë Report Tv e pasqyrojë për teleshikuesit, ku fill pasi e kishin parë atë në transmetim, shoqata franceze morën përsipër ndërtimin e banesës së familjes Kurti .
Familja e Qemal Kurtit ka dy fëmijë të sëmurë të cilët jetojnë në institucione të veçanta për shkak të sëmundjeve që kanë, por tashmë të paktën familja do të ketë një banesë të ngrohtë që u ofron siguri.
Komento