ATHINE- Agimi i Artë i bën thirrje mbështetësve të tyre të protestojnë kundër arrestimeve të deputetëve dhe funksionarëve të lartë të partisë së tyre.
Në faqen zyrtare të Agimit të Artë bëhet thirrje për të protestuar kundër këtij ‘vendimi ilegal dhe të paprecedent’.
Lideri i Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos, 4 deputetë dhe 11 anëtarë u arrestua sot në mëngjes për akuzën e krijimit të organizatës kriminale.
Mbështetës të Agimit të Artë janë vendosur para zyrave të policisë ku ndodhen të arrestuarit në Athinë. Pritet që protesta të zhvillohen në shumë qytete të Greqisë.
Me 56 vjeçarin, Nikos Mihaloliakos, në pranga u vunë dhe zëdhënësi dhe deputeti i Agimit të Artë Ilias Kassidiairis dhe dy anëtarë të tjerë të partisë nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale.
Prokuroria e Gjykatës së Lartë ka firmosur urdhërarreste për të paktën 5 deputetë të partisë neonaziste por dhe dhjetra të anëtarë të partisë, e cila ka 18 deputetë në parlament. Prokurori i Gjykatës Supreme ka lëshuar 34 urdhër arreste për anëtarët dhe funksionarë të lartë të kësaj partie. Arrestimet vijnë pas vrasjes së këngëtarit anti racist Pavlos Fyssas. Gjatë ditës priten arrestime të tjera.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com