Pas Australisë edhe Franca, Djokovic mund të humbasë edhe turneun e ‘Roland Garros’

Pas Australisë edhe Franca, Djokovic mund të humbasë edhe turneun e ‘Roland Garros’

Telashet për Novak Djokovic nuk kanë të ndalur. Tenisti serb pas Australian Open mund të humbasë edhe Roland Garros të Francës për shkak se nuk është i vaksinuar.

Të dielën numri 1 i tenisit u dëbua nga Australia duke humbur mundësinë për të fituar për herë të 10 ‘Australian Open’, por sipas një ligji të ri në Francë ai rrezikon të mos hyjë në këtë vend në maj.

Në fakt, “Super Green Pass” është gati të hyjë në fuqi në Francë dhe nuk do të bëhet asnjë përjashtim, as për sportistët e huaj. Edhe për arsye elektorale. Kështu u përsërit dje pas votimit të fundit nga deputetët, nga ministrja e sportit, Roksana Maracineanu.

“Pasaporta e vaksinimit do të jetë e detyrueshme për spektatorët, por edhe për ata që ushtrojnë sport, për sportistët profesionistë, francezë dhe të huaj”, tha ministrja. Nuk do të ketë lëshime për ata që nuk janë të vaksinuar ose të imunizuar me vaksina të panjohura nga Franca, ky ishte urdhri që pritet të zbatohet në shtetin francez.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Welcome Bot: 17/01/2022 15:16

    Karma

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja