TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe i ka kërkuar Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të përgjigjet publikisht dhe me transparencë lidhur me gjykimin e koncesionit të ngjyrosjes se karburanteve. Në reagimin e tij në rrjetin social “Facebook”, Braçe thekson se dhënia me koncesion e këtij shërbimi rëndon në kurriz të qytetarëve shqiptarë pasi tarifë-taksa kombëtare që duhet paguar arrin në 20 milionë dollarë në vit.
“Interesat e kujt mbron ti kryetari i Gjykatës Kushtetuese? E dua një pergjigje!! Madje e dua para se dekreti i Presidentit per ty te votohet ne Kuvend. Sic kam thënë dhe më parë; Kam më shumë se tre muaj që Monitoroj këtë Gjykatë dhe sjelljen e saj në gjykimin e koncesionit të ngjyrosjes së karburanteve. Është e turpshme dhe e neveritshme ajo që po ndodh. Sali Berisha vendosi pak para se të ikte nga pushteti të jepte me koncesion shërbimin e ngjyrosjes së karburanteve!! Që ta bënte fitimprurës këtë koncesion, vendosi dhe një tarifë-taksë kombëtare për çdo litër karburant. Kjo tarifë kombëtarë arrin në vit: 20 000 000 dollarë!! Sali Berisha ka vendosur që këtë tarifë ta paguajmë të paktën për 10 vjet! Imagjinoni, kjo tarifë-taksë kombëtare e vendosur për litër do të rritet po aq sa dhe rritja e konsumit të karburanteve. Për 10 vitet e koncesionit pritet që ne të paguajmë deri në: 300 000 000 dollarë!!”, shkruan Braçe në faqen e tij në rrjetin social.
Deputeti socialist thekson se tarifa për ngjyrosjen e karburanteve nuk do të paguhet nga tregtarët, por nga qytetarët shqiptarë. Ndërsa shton se “një shërbim i tillë mund të realizohej edhe nda shteti, madje me kosto më të ulët”.
“Edhe një herë; se mos mendoni se këto para do t’i paguajnë tregtarët e karburanteve!!! Jo!!! do t’i paguani ju si shqiptarë, për çdo litër për dhjetë vjet rrjesht!!! Se mos mendoni se do ja paguani shtetit!!! Jo!!! Të 300 milionë dollarë do ja paguani një kompanie private, jo shtetit tuaj i cili mund t’i përdorte sërish për ju, përmes buxhetit të shtetit!!! Kuptoni? Po paguani për një privat okult, të panjohur dhe për një shërbim publik që mund ta bëjë vetë shteti, madje me kosto shumë më të ulët dhe duke e dedikuar tërësisht në programe sociale” shkruan Braçe.
Më tej, deputeti Braçe, thotë se do t’i kërkojë grupit parlamantar të PS të mos votojë Bashkim Dedën, për një mandat të ri në krye të Gjykatës Kushtetuese.
“Në gjithë këtë histori dua të kuptoj; ti kryetari i Gjykatës Kushtetuese, gjykatë ku po diskutohet kjo çështje, interesat e kujt mbron? Interesat e qytetarëve? Interesat e publikut? Apo interesat e kompanisë private të ish-pushtetit? Kryetar i Gjykatës Kushtetuese t’i duhet të përgjigjesh, publikisht dhe me transparencë!!
Pavarësisht saj, duke parë e njohur deri në detaje sjelljen tuaj në atë Gjykatë për këtë çështje, po e them publikisht sot: Unë nuk të votoj ty për një mandat të ri në krye të Gjykatës Kushtetuese!! Madje, do t’i kërkoj grupit tim parlamentar të njëjtën gjë. Qytetarët, interesat e tyre, interesi i publikut nuk mund të këmbehen me detyrimin tënd ndaj kujtdo pushtetari që qendron pas kompanisë se ish-pushtetit!!”, thekson Braçe.
Kundër një mandati të dytë për Bashkim Dedën në krye të Gjykatës Kushtetuese është shprehur dhe Bashkim Fino.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com