'Maestro’, në Opera me folk, eksperienca në Big Brother: U futa dhe për vëmendje! Fituesi? Luizi e ka rrugën e shtruar! Në koncerte e ftoj po na lejoi Altin Shira

“Është fillimi i një rrugëtimi të mbarë se ne duhet që të jemi këtu për të përçuar disa vlera që ka folklori ynë”, thotë tenori Armaldo Kllogjeri

Në ‘Opera’ fryn flladi i folkut. Alban Tahiraj bën bashkë tri zëra të njohur për të përçuar më të mirën e këngëve popullore shqiptare.

“Ai na bëri bashkë të treve mua ‘maestron’ dhe Era Rusin. Them se do të jetë një natë e veçantë nesër me tre zëra të ndryshëm por me tre zëra që do të ndezin dhe elektrizojnë sallën e Operas”, shprehet këngëtari Ylli Baka.

Mbrëmja e kësaj të enjteje në teatër, premton larmishmëri ngjyrash me Orkestrën, grupin e valleve dhe të vokalit të Ansamblit... Lojën muzikore e dirigjon Vladimir Hasimi.

“Menduam që të sillnim një koncert me këngë popullore qytetare, diferenca është se duam të ruajmë atë traditën e folkut tonë atë muzikën e bukur që na kanë trashëguar të parët tanë”, thotë më tej këngëtari lirik.

Koncerti vjen në një moment, kur reflektorët qëndrojnë ndezur ndaj personazhit të “Maestros” tanimë jo vetëm të “Operas” por edhe të shtëpisë vip të Big Brother-it...

“Unë e kam pasur emrin në të gjithë rrethin artistik, por edhe shumë e shumë dashamirës të artit lirik që unë përfaqësoj edhe pse ka qenë një spektator i kufizuar në numër dhe nuk ka një vëmendje kaq të madhe sa unë po marr në këtë moment, ku po jap më të mirën time edhe nga ana e flokut, muzikës popullore. Por pse mos të na njohin që të gjithë, ku është e keqja?”, thotë Kllogjeri.

Një eksperiencë që duket se do ta përsëriste. 

“Një eksperiencë e bukur, por të themi atë që është për të thënë, edhe jam futur në Big Brother, edhe për të pasur më shumë vëmendje nga publiku dhe për të treguar jetën time, sakrificat e mia... Armaldon që është në jetën e përditshme...”thotë më tej.

Më shumë se një muaj jashtë shtëpisë së Big Brother, e në atmosferën e këngës, Maestro tregon nëse do t’i ftonte banorët në “Opera”...

“Absolutisht! Unë ruaj miqësi me ta, ruaj kontakte me ta, do ti ftoj për darka në ambiente të ndryshme të krijojmë atmosferë...”, shprehet tenori.

Pranë finales së madhe e ka një parashikim për fituesin.

“Ju e dini që Luizi e ka rrugën e shtruar edhe është drejt fitores! Nuk kam pse unë ta komentoj dhe të them po Luizi do fitojë, tashmë ajo dihet se është një konkurrent shumë i fortë, një lojtar shumë i fortë! E ka treguar veten brenda shtëpisë me të mirat e të këqijat e tij. E kam thënë qindra herë e do e them përsëri. Mendoj se ka dhënë shumë nga vetja e tij me të mirat e të këqijat që ka pasur ai format”, shprehet tenori.

Me Bakën tregojnë nëse në koncertet që po planifikojnë të mbajnë edhe jashtë Operas, do t’i bënin një ftesë edhe Luiz Ejllit.

“Po na dha leje Altin Shira se ai ka shumë xhan Altin Shirën”, shprehet Kllogjeri me humor.

Tek i preferuari i këtij spektakli ndahen në mendime...

“Unë e kam kënduar shpesh atje dhe e kam xhan të gjithë shtëpinë e Big Brodher-it, uroj të fitojë më i miri”, thotë Baka.

“Më të preferuarin kam veten time”, thotë Kllogjeri.

Ndërkaq takimi më i afërt me artistët është nesër.

“Në këtë koncert, nesër në orën 20.00 në TKOB ne do hedhim valle, do këndojmë ... mos e humbisni se koncerte të tilla nuk bëhen shpesh në Shqipëri”, thotë tenori.

B.V//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 07/05/2023 06:10

    Ylli Baka kengetar? Ç'na ka gjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Fjalori i ri i gjuhës shqipe/ Gazetarja Blerina Goce: U drejtohet të gjithëve! Studiuesja Toksa: Shqipja duhet të jetë gati të eci me ritmin e teknologjizimit

Fjalori i ri i gjuhës shqipe/ Gazetarja Blerina Goce: U drejtohet të gjithëve! Studiuesja Toksa: Shqipja duhet të jetë gati të eci me ritmin e teknologjizimit