Pas Berishës, Basha sulmon Lu:
Nuk pres të më tregojë detyrat

Pas Berishës, Basha sulmon Lu:<br />Nuk pres të më tregojë detyrat
Disa orë pas akuzave të ish-kryetarit të PD, Sali Berisha në adresë të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, të njëjtën gjuhë ka përdorur edhe kryedemokrati, Lulzim Basha.
 
Gjatë një komunikimi me gazetarët, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha u pyet për ankimimin në Kushtetuese të ligjit të Vettingut si dhe për këshillën e ambasadorit Lu që ligji të mos ankimohej.
 
“Nuk pres që asnjë ambasador të më tregojë detyrën. Unë kam detyrën time, ambasadorët kanë punën e tyre. Unë e kam kryer me ndërgjegje të plotë”, u shpreh Basha.
 
Pyetje: Z.Basha ju vettingun e çuat në Kushtetuese pavarësisht ftesës ose kërkesës së ambasadorit amerikan për të mos e çuar në Kushtetuese?

Basha: I lexoni gabim. Në qoftë se i citoni duhet ti citoni siç i thotë.

Pyetje: Mund t’ua citoj unë?

Basha: Nuk ka nevojë të mi citoni sepse nuk pres nga asnjë ambasador të më tregojë cila është detyra kushtetuese e PD, e opozitës apo e imja si qytetar. Ambasadorët kanë detyrën e tyre, unë kam detyrën time dhe e kam kryer me ndërgjegje të plotë.

Basha sfidon Lu dhe Fleckenstein për Vettingun
Para disa ditësh Ambasadori Amerikan në Tiranë Donald Lu i kërkoi PD që të mos e dërgojë në Gjykatën Kushtetutese ligjin për Vettingun. Sipas diplomatit amerikan, ndonëse ankimimi i Ligjit është e drejtë kushtetuese e PD, rrezikon që kjo forcë politike të bëhet ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë tek të cilët kanë ndikim politik.

Por në të njëjtën linjë me ambasadorin amerikan është shprehur edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili para pak ditësh u pyet nga REPORT TV për këtë çështje. Sipas eurodeputetit, nuk mirëpritet një lëvizje e tille pasi dërgimi i Vettingut në kushtetuese rrezikon hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Knut Fleckenstein pati thënë që do të presë shpjegime nga PD pasi nëse ligji dërgohet në kuvend reforma do të konsiderohet e pambyllur dhe negociata të rrezikuara. Pavarësisht këtyre paralajmërimeve nga partnerët ndërkombëtarë PD i ka sfiduar ata pasi këtë të mërkurë iu drjetua gjykatës kushtetuese me kërkesën ankimore për ligjin e Vetting-ut.

Berisha 
Qëndrimi i Bashës vjen disa orë pas deklaratës së Berishës në "Studio e Hapur" ndaj ambasadorit Lu, në lidhje me qëndrimin e tij për protestën e Shoqërisë Civile për mbetjet, pasi ambasadori amerikan ia adresoi organizimin e tubimit PD-së.
 
I ftuar në emisionin "Studio e Hapur", Berisha komentoi qëndrimin e Ambasadës Amerikane, ndërsa e cilësoi njoftimin e saj për paralajmërimin e qytetarëve të SHBA të gabuar. Berisha pohoi se ambasadori Lu kishte marrë rolin e Guvernatorit, ndërsa duket sipas tij sikur mbështet qeverinë.
 
“Që të lejoj një ambasadë të bëhet interpret i Edi Ramës është gjë shumë e hidhur. Ndodh rëndon në partitë politike, mbështesin kauza të shoqërisë civile. Por ajo që nuk duhet të ndodh është që partitë politike të marrin kauzat e tyre”, tha Berisha.
 
Sulmi i ish-kryeministrit shkon akoma më tej duke shtuar se njoftimi që shpërndau ambasada një natë para proteste i ngjante një deklarate të bërë nga zyra e PS, dhe e shkruar nga vet sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë, Gramoz Ruçi.
 
“Ata kanë reaguar dhe shpresoj se duhet të ketë një reagim nga ata. Ishte në njoftim i gabuar dhe i panevojshëm, sikur kishte dalë nga zyrat e PS dhe ta kishte shkruar Gramoz Ruçi”,
theksoi Berisha.
 
Ambasada e SHBA-ve përmes një njoftimi më datën 30 shtator, u bëri apel qytetarëve të saj që jetojnë në kryeqytet që të kenë kujdes gjatë protestës që do të zhvillohej kundër ligjit të mbetjeve. Në njoftim e publikuar u vu re fakti se organizmin e kësaj proteste ambasada ia ngarkonte opozitës. Ndërkohë, që sipërmarrjen për këtë protestë e kishte marrë shoqëria civile.

Redaksia Online
d.b/l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi