Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, me anë të një letre i kërkoi presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njohjen reciproke me Kosovën 

“SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen reciproke”, shkruan Blinken.

Në fund të letrës me shkrim dore sekretari amerikan shkroi

 “Unë i mbaj në mend plotësisht bisedat tona të mira dhe po pres me padurim rinovimin e tyre”, shkroi Blinken me stilolaps në fund të letrës, e cila u dërgua më 23 shkurt dhe me të cilën ai e falënderoi Vuçiçin për urimin e tij për emërimin si Sekretar i Shtetit”, raporton Vuçiç.

Letërkëmbimi është bërë publik edhe nga Vuçiç i cili theksoi se “duke mos llogaritur historinë e njohjes reciproke me Kosovën”, mesazhi ishte “kuptimplotë dhe i mirë” në të gjitha aspektet e tjera.

Në shkurt, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia kujtoi presidentit serb qëllimin e Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, që është njohja reciproke.

Pas bërjes publike të letrës ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se miqësinë me SHBA-në duhet ruajtur dhe këtë e ka thënë ish-presidenti Rugova para 30 vitesh. Ai ka përmendur letrën e Sekretarit të Shtetit Blinken ndaj Serbisë që të përmbyllë marrëveshjen me Kosovën me njohje reciproke.