Pas bienales së Çikagos, sheshi 'Skënderbej' në finalen e Çmimit Evropian për Hapësirën Publike 2018

Pas bienales së Çikagos, sheshi 'Skënderbej' në finalen e Çmimit Evropian për Hapësirën Publike 2018

Sheshi 'Skënderbej'

Pas suksesit në Bienalen e Arkitekturës në Çikago ku merrnin pjesë 140 arkitektë dhe urbanistë të zgjedhur  nga 20 vende të botës, sheshi “Skënderbej” është zgjedhur si një nga 25 projektet finaliste për Çmimin Evropian për Hapësirën Publike 2018.

 Lajmi që bën krenar çdo shqiptar për këtë kryevepër arkitekturore është dhënë nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj në twitter.

 Është e mrekullueshme të shohësh sheshin tonë “Skënderbej” të përzgjedhur si finalist për Çmimin Evropian për Hapësirën Publike 2018.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës

 Juria ndërkombëtare e këtij konkursi njeh krijimin, rikuperimin dhe përmirësimin e hapësirave publike dhe vlerëson gjendjen e tyre si një tregues i shëndetit demokratik të qyteteve.

 Një vit më parë sheshi “Skënderbej”, vendi simbol i shqiptarëve, u hap për publikun duke shfaqur një pamje krejtësisht të re. Sheshi “Skënderbej”, në mënyrë simbolike, për gurët me të cilët është ndërtuar dhe pemët me të cilat është gjelbëruar, përfaqëson të gjitha trojet shqipfolëse.

 Ai përfaqëson një ndërthurje mes pjesës së ngurtë dhe asaj të gjelbër dhe pyllëzuar, duke ruajtur fort simbolikat kombëtare dhe historike që mbart.  Dikur një shesh me gropa dhe ku mbizotëronin automjetet, tashmë sheshi ofron 32 000 metra katrorë oaze e pyll urban me bimësi nga çdo krahinë ku jetojnë shqiptarë, të gjitha në funksion të qytetarëve, të aktiviteteve artistike, kulturore, panaireve, koncerteve apo thjesht shëtitjeve e xhirove në orët e pasdites, në freskinë e pemëve.

Ato janë të mbjella në rreth 11 lulishte, ku janë mbjellë 2,220 pemë, 4,500 shkurre dhe 70,000 lule. Sheshi është i pajisur gjithashtu me rreth 100 shatërvanë të cilat përveç aspektit estetik do të shërbejnë edhe për freskinë gjatë periudhës së nxehtë. Ky shesh është në fakt një risi për vendin tonë edhe në aspektin ekologjik, duke shfrytëzuar ujin e shiut në sistemin e vaditjeve dhe shatërvanëve.

Për të bërë të mundur këtë poshtë sheshit janë ndërtuar rreth 2100 m3 rezervuare për ujin. Tranformimi i këtij sheshi i ka dhënë qendrës së Tiranës një pamje dinjitoze duke u shndërruar atë në mënyrë simbolike në qendrën e të gjithë shqiptarëve dhe njëkohësisht në kartolinën më të bukur evropiane. 


(Sheshi 'Skënderbej' mes 25 finalistëve)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hygo: 11/05/2018 10:24

    Bashke me sheshin skenderbe finaliste jane dhe lungomaria ne vlore dhe himare, pse nuk i shkruani keto, besoj duhet t endihemi njesoj krenar per te tre projektet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'