Më 17 tetor, sheshi Skënderbej do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mbështetje të gjerë gjen kjo protestë nga qeveria shqiptare. Report Tv mëson se pjesë e kësaj ngjarjeje do të jetë kryeministri Edi Rama, kreu i grupit socialist Taulant Balla, ministra e deputetë.
Ndonëse organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i kërkoi edhe Partisë Demokratike t’i bashkohet në protestë, nga selia blu përgjigja është negative. Në një reagim për gazetaren Danjela Maloku, PD thotë se arsyeja pse nuk do të marrë pjesë është prania e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, sipas demokratëve, është autor i një sërë goditjesh ndaj Kosovës.
“Ne e konsiderojmë Luftën e UÇK një luftë çlirimtare të një populli të pushtuar. I konsiderojmë të pafajshëm krerët e UÇK dhe shpresojmë e lutemi për pafajësinë e tyre. Por ne nuk mund të jemi bashkë me kreun e Narkos që i ka futur thika pas shpine Kosovës sa herë që i është dhënë mundësia, me atë që Kosovës i vendosi sanksione kur asnjë vend tjetër s’e sanksiononte. Ne nuk mund të jemi bashke me atë që Veriun e Kosovës e quajti “Tokë e Askujt”. Ne nuk mund të jemi bashkë me vëllain e Vuçiçit që për makiazh të imazhit të tij antishqiptar tenton të përdorë Luftën e UÇK e krerët e saj”,- thuhet në reagimin e PD-së.
Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Sosocialiste, Taulant Balla, tha se të premnten të gjithë shqiptarët duhet të jenë bashkë në qendër të kryeqytetit, përtej ndasive partiake dhe bindjeve politike.
"Të dashur qytetarë të Tiranës dhe Shqipërisë, ne shqiptarëve na karakterizon atdhedashuria dhe solidariteti dhe të jemi të gjithë së bashku të premten në sheshin Skënderbej për të dërguar një mesazh solidariteti ndaj 4 komandantëve të UÇK, por edhe të gjithë gjakut të UÇK të rënë në betejë",- tha Balla.
Nga qeveria në detyrë e Kosovës, për momentin mbizotëron heshtja. Ndërkohë presidentja e Kosovës e pyetur nga mediat vendase, tha se e mbështet protestën, por pa e specifikuar nëse do të jetë e pranishme.
“Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe agresori i vetëm është Serbia”, theksoi Osmani.
Më herët, kreu i organizatës së Veterantëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati tha në Report Tv se para shqiptarëve do të flasë ish-presidenti Alfred Moisiu, Ali Ahmeti, vetë Gucati, si edhe familjarët e një dëshmori nga Shqipëria që ka rënë në tokën e Kosovës.
Protestë e ngjashme u zhvillua edhe në Hagë më 14 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara. Në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.
Të premten në orën 17.00, në sheshin Skënderbej në Tiranë është thirrur protestë masive ku do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët mbahen në paraburgimin e Hagës. Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në mbështetje të protestës.
Në një konferencë për media, Osmani theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë.
“E mbështes këtë protestë, ashtu siç kam mbështetur çdo protestë që është thirrur për drejtësi. Qytetarët e Kosovës dhe më gjerë nuk kanë kërkuar kurrë asgjë tjetër përveç drejtësisë, drejtësisë së vërtetë dhe respektimit të parimeve më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Drejtësi e cila respekton parimet më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe, siç e dini, Kosova, më konkretisht ish-krerët që tani përballen në Hagë, pikërisht sepse kanë pasur besim në drejtësi, janë paraqitur para saj”.
Tash po bëhen 5 vite pa asnjë ndryshim në drejtësinë ndërkombëtare, por ne si institucione të Kosovës vazhdimisht kërkojmë që parimet e mëdha të të drejtave të njeriut të respektohen dhe u japim plotësisht të drejtat e tyre sa herë ata protestojnë në kërkim të këtyre standardeve. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për liri, për ta mbrojtur popullin tonë dhe çliruar Kosovën nga okupimi që ka zgjatur për shekuj, dhe luftë që ka pasur mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe qytetarëve të pafajshëm që sulmoheshin nga ushtria serbe”, tha Osmani para mediave.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë me dije sot se të gjithë deputetët socialistë do të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në Tiranë më 17 tetor, në orën 17:00, në mbështetje të krerëvë të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.
“Është një organizim që e bën organizata e veteranëve të UÇK. Vjen pas atij në Prishtinë, në Hagë dhe është krejt normale që e treta dhe e vërteta të jetë në kryeqendrën e shqiptarëve, në Tiranë. Organizatat e veteranëve të UÇK me të cilët jam takuar, 1 mijë herë faleminderit të gjitha mediave që janë lejuar ta transmetojnë spotin. Të dashur qytetarë të Tiranës dhe Shqipërisë, ne shqiptarëve na karakterizon atdhedashuria dhe solidariteti dhe të jemi të gjithë së bashku të premten në sheshin Skënderbej për të dërguar një mesazh solidariteti ndaj 4 komandantëve të UÇK, por edhe të gjithë gjakut të UÇK të rënë në betejë. Kjo nuk është partiake, por kush e ka zemrën në vendin e duhur dhe kujt i dhemb sadopak për kombin, duhet të jetë të premten”, – tha Balla.
Komente













PD thjesht e humbi nje rast historik,per te treguar perkrahjen per vellezerit tane dhe me e keqja eshte se nuk e kupton qe lavdia do t'i mbetet vetem Rames.Me e lezetshmja eshte qe thote /Jo/ si vajze lozonjare,kur per pushtet eshte gati te ndaje dhe krevatin me Ramen.Po te mos e honepte Ramen me te vertete,nuk do te ulej me te ne Komisionet per reformat zgjedhore,etj.
PërgjigjuSali Berisha eshte armik i Kosoves, per kete pohim ka shume argumente, Edi Rama e ka dashur dhe e don Kosoven.
PërgjigjuMungesa e Sali Berishes ne cdo protest qe behet per interesa te larta te kombit i ben nder protestes. Atje nuk ka vend per tradhetarin qe i dha territor detar Greqise, dhe as per oficeret e tij politik qe e mbaj tradhetarin mbi supe.
PërgjigjuKy nuk e ka hallin tek Rama po ky Kriminel nuk e ka dashtur asnjëherë UÇKnë se është spiun i UDBsë.
PërgjigjuPD është bërë PDH....
Përgjigju