Pas Bjellorusisë, Polonia bllokon edhe Rusinë në kufi, ndërton mur 2.5 metra të lartë në Kaliningrad: E përdorin si kanal për migrimin e paligjshëm

Pas Bjellorusisë, Polonia bllokon edhe Rusinë në kufi, ndërton mur 2.5 metra të lartë në Kaliningrad: E përdorin si kanal për migrimin e paligjshëm

Bllokimi i Polonisë në kufi me Bjellorusinë

POLONI- Një mur 2.5 metra i lartë dhe 3 metra i thellë do të ndërtohet përgjatë kufirit polako-rus. Mes frikës se Moska po e përdor kufirin si kanal për migrimin e paligjshëm, Polina rishtazi ka përfunduar një pengesë përgjatë kufirit të saj njëlloj si me Bjellorusinë.

Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak, tha se ndërtimi i një pengese të përkohshme përgjatë kufirit polako-rus do të niste të mërkurën.

Po pse Polonia po ndërton një gardh përgjatë kufirit të Kaliningradit?

Me tensionet rreth pushtimit rus të Ukrainës , autoritetet polake kanë dyshuar se Moska planifikon të lehtësojë kalimet e paligjshme të kufirit nga emigrantët aziatikë dhe afrikanë në BE përmes Kaliningradit.

Blaszczak tha se ai urdhëroi masën për të forcuar sigurinë e Polonisë "duke mbyllur këtë kufi" pas një vendimi të fundit nga autoriteti i aviacionit të Rusisë për të nisur fluturimet nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut për në Kaliningrad.

Ekklava shtrihet në bregun baltik midis Polonisë dhe Lituanisë dhe ndahet nga Bjellorusia nga një korridor kufitar Sipas Gardës Kufitare Polake, nuk ka pasur hyrje të paligjshme nga Kaliningrad në Poloni në tetor.

"Kufiri polak-rus është i qëndrueshëm dhe i qetë. Nuk ka pasur kalim të paligjshëm të kufirit," tha Anna Michalska, një zëdhënëse e Gardës Kufitare.

"Ne nuk jemi vetëm në kohë paqeje. Jemi të përgatitur për situata të ndryshme krize dhe pas asaj që ndodhi në kufirin polako-bjellorusi jemi edhe më të përgatitur për gjithçka, për të gjithë skenarët më të errët," shtoi ajo.

Çfarë ndodhi në kufirin Poloni-Bjellorusi vitin e kaluar?!

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë tha se barriera e Kaliningradit do të ishte e ngjashme me atë që ndërtoi Varshava përgjatë kufirit polako-bjellorusi pas një përplasjeje të madhe me Minskun vitin e kaluar.

Mijëra emigrantë afrikanë dhe të Lindjes së Mesme u bllokuan në kufijtë e Bjellorusisë ndërsa kërkonin të kalonin në territoret e BE-së.

BE-ja dhe anëtarja e saj Polonia akuzuan Minskun, një aleat i ngushtë i Rusisë, për përdorimin e emigrantëve si pjesë e një "lufte hibride" në bllok në një përpjekje për ta destabilizuar atë.

Grupet e të drejtave të njeriut akuzuan rojet kufitare polake për shtyrje të dhunshme të migrantëve dhe azilkërkuesve në Bjellorusi. Sipas Mjekët pa Kufij (MSF) , të paktën 21 emigrantë kanë vdekur.

Barriera përgjatë kufirit Bjellorusi u përfundua në qershor.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg