Stuhia dhe ngricat do të sjellin një ulje të temperaturave deri në -10°C në zonat malore. “Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: +1 / 10; në vendet e ulëta: 0 / 8 ; në vendet malore: - 10 / 0 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në Veri dhe në bregdet e fortë”.
Jugu rrezikohet nga përmbytjet sot dhe nesër, pasi parashikohet një fryrje e lumenjve. “Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë e mëdhenj, në të gjithë territorin do të kenë tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim. Rritja më e ndjeshme do të vërehet në lumenjtë e vegjël jugorë (qarqet Vlorë dhe Fier) përgjatë datave 26 dhe 27 Shkurt. Në këto dy qarqe mund të ketë edhe probleme të vogla nga përmbytjet urbane, në varësi të gjendjes së kanalizimeve” njofton Instituti i Gjeoshkencave.
d.b/shqiptarja.com










