Pak ditë pas kurorëzimit në një ceremoni luksoze në Romë, këngëtarja e njohur Kida, ka zgjedhur të vazhdojë festën me disa ditë pushimi në një prej destinacioneve më të bukura të Italisë.

Pas ceremonisë madhështore të martesës në Romë, çifti duket se ka zgjedhur Sardenjën për të kaluar disa ditë dhe për të shijuar kohën së bashku.

Kida kurorëzoi më 1 shtator dashurinë me partnerin e saj Ajbi, në një ceremoni të organizuar në Villa Miani, rezidenca historike e vendosur në Monte Mario, një nga zonat panoramike të Romës.

Martesa e Kidës u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa këngëtarja ndau me ndjekësit momente nga ceremonia dhe atmosfera festive.