Pas debateve të shumta, Jetmiri largohet nga Big Brother

Pas debateve të shumta, Jetmiri largohet nga Big Brother

Jetmir Salaj

Jetmir Salaj gjatë spektaklit të mbrëmshëm ka vendosur që të largohet nga shtëpia e Big Brother.

Fillimisht ish-banori tha se do të qëndronte më shtëpi vetëm me kushtin që nuk do të komunikonte me asnjë nga banorët. Por ky vendim fillimisht nuk u pranua nga produksioni dhe më pas nga banorët e tjerë, pasi e konsideruan Jetmirin si një frikacak.

Juli: Unë e kam thënë që Jetmiri nuk do ikte. Ishte një lojë me mullinjtë e erës. Nëse ti je një lojë me një format që ke konflikt dhe thua më censurojnë etj, ik. Nëse nuk ikën do të dalësh viktima e produksionit që të ketë ca fansa, ’Aman çfarë po i bëjnë.’ Mori kohën televizive, sepse ankohej që nuk kishte kohë.

Romeo: Jetmiri erdhi në fillim bënte gangon, nuk i dha njeri rëndësi. Nuk po ja del dot. Ky ishte ai që do dridhej shtëpia nga loja e tij. Po luan viktimën. Pse nuk doli? Është frikacak.

Heidi: Nuk ka qenë loja e tij në fillim. Më ka thënë që i imiton njerëzit mirë. Me mua e bëri, më nxorri si tmerrin e shtëpisë. Pastaj u bë i mirë se nuk i shkoi dhe pastaj e ndryshoi prapë. Tani e ka me produksionin. Mua më duket përplëlitje. Nuk e kisha vënë re që nuk fliste me mua. Nga ju e mora vesh.

Liami: Mua dhe Gracianos na ka thënë të parëve që donte të dilte. Gracianos iu mbushën sytë me lot, unë vetëm dëgjova dhe më pas i thashë mos beso çdo gjë që dëgjon sepse jam i sigurt që ai e kishte lojë. Por dua t’i them si do rrinte pa folur me mua se ndihem i ofenduar në këtë pjesë.

Egla: Është i vetëdiskretituar. Ai vendosi gabim që ta vazhdojë rrugëtimin. Me nder, duhet të kishte marrë këmbët drejt asaj dere. Por njeriu nuk paska as turp as cipë.

Jetmiri: Po ju sjell në vëmendje frazat që këta banorë në momentet e moskujdesit personal, kanë vetshkatërruar…

Egla: Nuk e dëgjoj dot more, çfarë thotë. Është out fare, që Big Brother ti rrijë rregulllave të një njeriu që njeherë bën kështu, njëherë ashtu.

Jetmiri: Këta nuk gjykojnë ato që bëjnë vetë. Shpesh herë meqë Juli dhe Romeo duan të diskretitohen vetë, po i diskretitoj. Juli ka thënë që ka një mik që ka fituar një tender. Kemi një Romeo që lëviz me një motor të vjedhur, që falsifikon dokumenta. Se më flisni për standard.

Ledion Liço: Parafolësit nuk u morën me çfarë ke bërë ti në Kanada. Si ke shkuar ti aty, a ke borxhe, çfarë brisku përdor. Nëse parafolësit nuk u morën me ty, edhe përgjigjia duhet të jetë njësoj. Nuk është gjyqi publik zgjidhja. Ti ke një mungesë koherence të theksuar.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë