Pas deklaratës së Ramës për kërkesat e studentëve, Boçi: Mashtrimi vazhdon, nuk ka asnjë vendim konkret

Pas deklaratës së Ramës për kërkesat e studentëve, Boçi: Mashtrimi vazhdon, nuk ka asnjë vendim konkret

Deputeti demokrat Luçiano Boçi

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar ndaj vendimeve të deklaruara të kryeministrit Edi Rama karshi kërkesave të parashtruara të studentëve.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Boçi i ka cilësuar vendimet e marra të Rama si jo konkrete, që devijojnë kërkesat e studentëve dhe nuk e zgjidhin situatën e universiteteve publike.  Deputeti demokrat shkruan se këtë gjë e vërteton edhe rrëzimi në seancë i propozimeve amenduese.

Mashtrimi vazhdon. Nuk ka asnjë vendim konkret të bindë studentët që buxheti dedikuar arsimit do arrijë nivelin e 5%. Kjo rritje konsiderohet nga studentët si çelësi themelor për kërkesat e tjera.

Madje vendimet si dhe rrëzimi në seancë i propozimeve amenduese, faktojnë qëndrimin negativist të Ramës për këtë pikë.Studentët kërkojnë që kjo mbështetje të sanksionohet me ligj.

Luçiano Boçi, Deputet i Partisë Demokratike

Më tej, Boçi shprehet se kreu i ekzekutivit nuk përmend asgjëkundi tarifën e regjistrimit për ciklin e dytë të studimeve universitare.

Rama flet vetëm për tarifën e regjistrimit për ciklin e parë e bën sikur harron atë të ciklit të dytë. Tarifa e masterit mbetet më shqetësuesja dhe e shtrenjta.

Nga kjo përjashtohen vetëm disa grupe, përfshirë ato me mesatare mbi 9, që numërohen me gishtat e dorës.Studentët do vazhdojnë, përpos kësaj, të paguajnë të gjitha tarifat e tjera të përcaktuara në ligjin famëkeq të Arsimit të Lartë. Rama nuk vendos të lëvizë tarifat e masterit.

Luçiano Boçi, Deputet i Partisë Demokratike

Deputeti demokrat përmend edhe pjesëmarrjen e studentëve në Bordin e Administrimit, duke shkruar se Rama nuk e pranon pjesëmarrjen e tyre pasi për një gjë të tillë duhet amendimi i Ligjit të Arsimit të Lartë.

Ai trajton edhe mënyrën sesi Rama sipas tij po i mashtron studentët për kartën e studentit, ndërtimin e bibliotekave bashkëkohore, zgjidhjen e problemit të plagjiaturës, gjendjes së konvikteve dhe për skanimin e vlerave shkencore të doktoraturave dhe titujve akademikë.

Kartën e studentit Rama e shtyn nën mashtrimin e një marrëveshje europiane, ndërkohë që dihet që pengesa për të janë interesat klienteliste të operatorëve ekonomikë afër tij që preken nga Karta e Studentit. Studentët kërkojnë, jo vetëm një bibliotekë dixhitale, por dhe konvencionale, me kushte bashkëkohore dhe ofruese shërbimesh.

Plagjiaturën nuk e zgjidh dot Rama me ministra plagjiaturistë. Plagjiatura dhe rishikimi i titujve akademikë nuk realizohen as me kod sjellje e integriteti. Kjo lëvizje është hedhje hi syve. Studentët kërkojnë skanim të plotë të gjendjes dhe vlerës shkencore të doktoraturave dhe titujve akademikë.

Nuk ka asnjë vendim për ndërtim Kampusi Universitar që do zgjidhte problemin e gjendjes skadaloze të konvikteve. Nuk ka asnjë vendim që i rikthen dinjitetin e autoritetin e nëpërkëmbur Universiteteve publike e që përmirëson kushtet ne auditore dhe cilësinë e diplomimit.

Përsëri ato do mbeten “ndërmarrje tregtare” me synim fitimin, ku studenti mbetet klient e pedagogu një shitës malli në formë dije, në një ambjent me qera, te degraduar nga koha e keqpërdorimi.

Luçiano Boçi, Deputet i Partisë Demokratike

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qazim Qatipi: 26/12/2018 15:11

    Ky Boçi si gjel deti nuk durohet fare. I pa ngopur me shpifje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë