Xhelal Mziu i bashkisë Kamëz jep datën e re të zgjedhjeve lokale

Xhelal Mziu i bashkisë Kamëz jep datën e re të zgjedhjeve lokale

Në një valë tensionesh, ku opozita jashtë Kuvendit nuk pranon që të hyjë në zgjedhje dhe as nuk pranon që të ulet në tryezën e bisedimeve dhe nga ana tjetër një qeveri që kërkon të bëjë zgjedhjet lokale në përputhje me Kushtetutën, ka ardhur një reagim nga kreu i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i cili sipas tij ka vendosur edhe datën e re të zgjedhjeve.

Deklarata e Mziut ka ardhur pas dekretit të presidentit Meta, për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve. Në postimin e tij Mziu, thotë se zgjedhjet lokale do të shtyhen dhe data që ai jep është 20 tetori.

Mziu ka hedhur sulme edhe ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke krahasuar investimet e tij me ato të Veliajt. Mesa duket Mziu ka bërë publike edhe planin nga strukturat e PD-së, megjithatë qeveria Rama duket e palëkundur për t'i kryer zgjedhjet më 30 qershor.

Postimi i plotë i Mziut:
Reagim I Bashkisë Kamëz

Erjon Veliaj një tellall I punësuar
Erjon Veliaj, ka vijuar parantezat e Tij në takimet e mbyllura elektorale për të vetë shpallurën kandidaturë për Bashkinë Tiranë.
I vetëdijshëm pa një platformë zhvillimi për kryeqytetin “Lali Eri” bredh sa në një fshat në një tjetër duke I quajtur banorët qytetarë të barabartë me kryeqytetasit dhe I premton që data 30 Qershor është data e votimeve si ‘shoku “Enver” dikur nën diktatin e Diktaturës së Proletariatit.
“Lali Eri” ka me qindra e mijëra probleme për të zgjidhur në kryeqytet dhe e kalon vëmëndjen e të interesuarve për hallet e tyre në Kamëz dhe në çdo Bashki që qeveriset nga Partia Demokratike.
Por me që jemi Njësi Administrative kufitare edhe pse T’I ,”Erjon” merr më shumë se gjysmën e buxhetit të qeverisë “Rama” dhe pse takson nga mëngjesi deri në darkë bizneset e çdo lloji dhe pse gjobit në të njëjtin interear kohor qytetarët e kryeqytetit, gjen kohën dhe merresh me shpifjet ndaj kolegëve të Tu.
Sa për ilustrim po të tregojmë disa krahasime reale me rrugët që janë ndarëse ndërmjet dy Njësive tona,Kamëz dhe Tiranë dhe do të shohësh ndryshimet.
Jo vetëm krahasimet dhe ndryshimet e thella që ndodhin midis nesh, ndërsa T’i në moton e punës Tënde ke të merresh dhe të shpifësh për kolegët të cilët në ndryshim nga Ty edhe pse Qeveria Jote nuk jep asnjë qindarkë për Bashkinë Kamëz, kanë vullnetin dhe përgjegjësinë të administrojnë me ligjshmëri atë ç’farë qytetarët e Kamzës kanë nevojë.
Po ju informojmë se Bashkia Kamëz në ndryshim nga Ty me një buxhet ndoshta 10 herë më të ulët se buxheti I bashkisë që T’I drejton realizon brënda një territori 200 investime në vit dhe ku më tepër se 60% e këtij buxheti shkon në këtë zë.
Ndërsa T’I “Lali Eri” ndryshe flet dhe ndryshe vepron kujdes me skandalet që po të shoqërojnë kudo dhe njëri pas tjetrit.
Së fundmi ke marrë dhe statusin e Kryetarit Tënd të Partisë duke deklaruar kudo dhe të publikuar në Media se T’I je përcaktuesi I fituesve të kandidatëve në Bashkinë Kamëz, Shkodër, Mallakastër, Përmet, Lezhë, Pogradec e kudo që T’I nuk fiton dot kurrë.
Duke të vlerësuar për pozicionin e Ri të punësimit, Zgjedhje me 30 Qershor 2019 nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë

Shihemi Ne Zgjedhjet Reale Te 20 Tetorit 2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 14/06/2019 17:31

    Akoma me xhelalër mzinjsh? Hahahahahaha!

    Përgjigju
  • asolingo: 14/06/2019 10:42

    Hajde dru me pre!Or taj Tirana eshte kryeqytet i Shqiperise dhe jo i Xhelal Mzise.

    Përgjigju
  • DELIRANT REXHEP LEKA KASAP [ KEPI ]: 14/06/2019 10:37

    O çfar Gallate profesor doktor xhelal mutziu jep lajmet e ilir floririt që e ka kthyer Presidencën si mallin e babajt të vet. E profesor xhelal MUTZIU fryet si gjel deti xhelal kok gaveti. Sa qesharake është bër Shqipëria me profesor si xhelal Muthiu. Ky xhilali në kohen e larg qoftit enver mut hoxha ka qen me 8 vjeçare tani na u bo profesor doktor xhilol MUTZIU.E mjera Shqipëri se çfar i ka bër kryekrimineli skizofren malok sali berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve