Pas një serie denoncimesh për abuzimet në Spitalin e Onkologjikut nisur që nga mungesa e ilaçeve dhe e pajisjeve, gazetari Osman Stafa është bërë shënjestër e kërcënimeve.
Së fundmi Stafa ka deklaruar se nëpërmjet një adrese anonime, ai është kërcënuar me gjuhë fyese dhe vulgare për të hequr dorë nga denoncimet për Onkologjikun.
Gazetari Osman Stafa ka bërë me dije gjithashtu se ka depozituar dhe një kallëzim penal në Policinë e Shtetit duke e cilësuar rastin si “kërcënim për shkak të detyrës”. Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e personit që fshihet pas adresës anonime dhe motivet e tij.
Pavarësisht të këtij rasti, Osman Stafa ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga raportimet dhe investigimet mbi Spitalin e Onkologjikut. Ai thekson se çdo kërcënim vetëm sa e forcon vendosmërinë e tij për të nxjerrë në dritë abuzimet që rëndojnë mbi pacientët e prekur nga sëmundjet tumorale.
Komente









