Pas denoncimit të Report Tv, IKMT gjobë 2 mln lekë fabrikës së peshkut në Lushnje

Pas denoncimit të Report Tv, IKMT gjobë 2 mln lekë fabrikës së peshkut në Lushnje

Fabrika e peshkut në Lushnje

LUSHNJE- Zëri i qytetarëve i përcjellë nga Report Tv për ndotjen që i sillte fabrika e peshkut fshatit Allprenaj të Lushnjes nuk ka rënë në vesh të shurdhët. Një ditë pas kronikës së Report Tv, Inspektorati Kombëtarë i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur fabrikën e peshkut "Nettuno SHPK", e cila mbetjet i derdhte në kanalin vaditës që kalon pranë shtëpive. Gjoba është në vlerën e 2 mln lekë.

"Operacion kundër krimeve mjedisore në territorin e bashkisë Lushnje. IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ushtruar kontroll në subjektin me aktivitet trajtim dhe konservim të produkteve të peshkut, në fshatin Allprenaj, Njësia Administrative Golem, Bashkia Lushnje.

Gjatë këtij kontrolli u konstatua se subjekti  shkarkonte ujëra të veprimtarisë industriale, të patrajtuara në kanalin kullues dhe për pasojë ka sjellë ndotje të ujrave dhe territorit në zonë. Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer", thuhet mes të tjerave në njoftim.

Kjo fabrikë ishte kthyer në një shqetësim serioz për banorët, të cilët thanë se e kishin të pamundur që të rrinin në shtëpitë e tyre për shkak të aromës së keqe që vinte.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pleshti: 01/09/2020 18:09

    Hahahaha, ky paska dasht me çel fabrike peshkut pa bekimin e Luces? Hahahahaha

    Përgjigju
  • meri: 01/09/2020 13:45

    Te ndeshkohet edhe kush ka firmosur,per nisjen e punes ,ne kete subjekt pa sandarte:

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj