Pas Di Caprios, këngëtarja Ellie Goulding i bashkohet fushatës në mbrojtje të lumit Vjosë (VIDEO)

Pas aktorit të mirënjohur Leonardo Di Caprio, edhe këngëtarja Ellie Goulding i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga HEC-et.

Përmes një video të postuar në profilin e saj në Instagram nga fondacioni 'Blue Heart', ajo shkruan se këto ndërtime do të dëmtonin kultura të shumta dhe të larmishme të rajonit duke nxitur edhe ndotjen e shkatërrimin e klimës.

Duke iu bashkuar kësaj fushate, synohet të ndihmojë në mrbojtjen e Gadishullit Ballkanik nga shkatërrimi i habitateve të paprekura.

Më herët kësaj nisme i është bashkuar aktori Leonardo Di Caprio i cili ka postuar dy video në profilin e tij në Instagram ku dhe shprehet kundër t ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë.

Vetëm disa muaj më parë, Lumi Vjosa ka përplasur sërish politikisht kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta. Pasi ky i fundit kërkoi që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar dhe ngriti shqetësimin se po ndërtohen shumë HEC-se, e menjëhershme ka qenë reagimi i shefit të qeverisë.

Postimi i këngëtares Ellie Goulding:

Gjithçka që bëjmë ka një ndikim tek njerëzit dhe planetin.Industria e veshjeve është një nga shkelësit më të këqij të abuzimeve të punës dhe ndotjes që nxit krizën e klimës. Nuk ka pse të jetë kështu. Patagonia synon të përdorë burimet që ata kanë zërin e tyre, biznesin e tyre dhe komunitetin e tyre për të bërë diçka në lidhje me krizën tonë të klimës. Nga mbështetja e të rinjve që luftojnë kundër naftës, deri në padi ndaj ish-presidentit amerikan, Patagonia ndërmerr veprime mbi çështjet më të ngutshme mjedisore me të cilat përballet bota jonë. @patagoniaeurope ka përdorur zërin e tyre në ‘Blue Heart’ një film që synon të ndihmojë në mbrojtjen e Gadishullit Ballkanik. Shtëpia e disa prej lumenjve të fundit të egër në Evropë dhe megjithatë ata janë nën kërcënim nga më shumë se 3,000 zhvillime të propozuara të hidrocentraleve të cilat do të shkatërronin jo vetëm zona të mëdha të habitatit natyror të paprekur më parë, por edhe kulturat e shumta dhe të larmishme të rajonit. Një film i dytë për këtë çështje mjedisore do të lançohet në kanalet e Patagonia Europe në muajt e ardhshëm. Ju gjithashtu mund të mësoni më shumë rreth luftës së vazhdueshme për të mbrojtur këtë rajon duke ndjekur:

 

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ndalimi i Tik Tok-ut, Edi Rama: Në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit! Platforma nuk ka pse kërkon sqarime, duhet të mbrojmë fëmijët

Ndalimi i Tik Tok-ut, Edi Rama: Në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit! Platforma nuk ka pse kërkon sqarime, duhet të mbrojmë fëmijët