TIRANË- Lumi Vjosa ka përplasur sërish politikisht kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin ilir Meta. Pasi ky i fundit kërkoi që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar dhe ngriti shqetësimin se po ndërtohen shumë HEC-se, e menjëhershme ka qenë reagimi i shefit të qeverisë. Rama sqaroi se Ministria e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme.

"Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë", tha Rama.

Kryeministri Edi Rama bie dakord me presidentin kur thotë se e ardhmja nuk është shkatërrimi po sipas tij, Ilir Meta duhet ta kishte mbrojtur Valbonen kur ishte në qeveri ne krah te Berishes.

"Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen", shkruan kryeministri. . 

Të enjten presidenti Meta zhvilloi një tryezë diskutimi për cështjen e HEC në lumin Vjosa, ndërsa të premten ishte në Tepelenë në përuririmin e Qendrës Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për Vjosën. Presidenti kërkoi shpalljen e Vjosës park Kombëtar pasi sipas tij do të sillte impakt pozitiv e zhvillim të qëndrueshëm për zonën dhe komunitetin e saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
Meta- Ramës: E duam Vjosën! Arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot

Presidenti Ilir Meta nuk ka nguruar që t'i kthejë një përgjigje kryeministrit Edi Rama për akuzat e bëra për Lumin Vjosa.

"E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot", shkruan Meta.