Pas disa ditësh protestash të përgjakshme, qeveria e Kazakistanit rimerr kontrollin! Arrestohet për tradhti ish-shefi i sigurimit kombëtar

Ish-kreu i agjencisë së brendshme të inteligjencës së Kazakistanit është arrestuar nën dyshimin për tradhti të lartë, pasi u pushua nga puna mes protestave të dhunshme.

Komiteti i Sigurisë Kombëtare tha në një deklaratë të shtunën, se ish-shefi i tij Karim Masimov, një aleat i ngushtë i presidentit themelues të Kazakistanit Nursultan Nazarbayev, u arrestua të enjten pasi nisi një hetim mbi akuzat për tradhti të lartë.

“Më 6 janar të këtij viti, Komiteti i Sigurisë Kombëtare nisi një hetim paragjyqësor për tradhti të lartë. Në të njëjtën ditë, nën dyshimin për kryerjen e këtij krimi, ish-kryetari i agjencisë së brendshme të inteligjencës Masimov u ndalua dhe u vendos në një qendër të përkohshme paraburgimi, së bashku me të tjerët.

Dhjetëra protestues kanë vdekur dhe ndërtesat publike në të gjithë Kazakistanin janë plaçkitur dhe djegur në dhunën më të keqe të përjetuar nga ish-republika sovjetike në 30 vitet e pavarësisë.

Forcat e sigurisë duket se kanë rimarrë rrugët e qytetit kryesor të Kazakistanit, Almaty të premten pas disa ditësh dhune. Presidenti i mbështetur nga Rusia Kassym-Jomart Tokayev tha se ai urdhëroi trupat e tij " të qëllonin për të vrarë pa paralajmërim" për të shtypur protestën mbarëkombëtare.

Demonstratat filluan si një përgjigje ndaj një rritjeje të çmimit të karburantit, por shpërthyen në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë, që u shtypën edhe me ndihmën e Rusisë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik