Pas disa javësh 'pushim' nga COVID-19, Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet për herë të parë online më 6 maj

Pas disa javësh 'pushim' nga COVID-19, Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet për herë të parë online më 6 maj

Foto ilustruese nga mbledhjet e kaluara

TIRANË- Pas disa javësh për shkak të COVID-19, Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet online në datën 6 maj.

Burime i thanë Shqiptarja.com se qëllimi i kësaj mbledhjeje është informimi i anëtarëve të këtij Komisioni mbi ecurinë e Reformës nga dy bashkëkryetarët, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri, që nga Krijimi i Këshillit politik, pjesë e së cilës ishte edhe opozita jashtë parlamentare dhe deri në momentin e ndërprerjes së punimeve për shkak të COVID-19. 

Afati i Këtij Komisioni është shtyrë deri më 30 qershor në seancën e 16 prill, për shkak se mbledhja e fundit u zhvillua më 9 mars duke mos mundur dot që reforma të mbyllej më 15 ashtu siç ishte planifikuar. Ndryshe nga Komisionet Parlamentare, ky komision deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje online, teksa më herët në një intervistë për Report Tv, Hajdari tha se "e kanë të vështirë për të rënë dakord në tryezë, e jo më online". Megjithatë, takimi i 6 majin, nuk ka si qëllim dakordësinë për çështje të caktuara, por vetëm informim të anëtarëve mbi ecurinë e Zgjedhores.

Përfundimi i Reformës Zgjedhore është një nga kushtet që të nisin konkretisht negociatat mes Shqipërisë dhe delegacionit të Bashkimit Evropian. Kjo u theksua edhe në momentin kur Këshilli Evropian miratoi hapjen e negociatave.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 29/04/2020 11:57

    Keta frymorët..po lodhen shumë...janë mendimkarë...kanë "fatin"e popullit në dorë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin