PRISHTINË- Ish-kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së, Muharrem Nitaj pasi ka dhënë dorëheqeje nga ky post, është shprehur se 80 për qind të profesorëve që japin mësim në univeristetin më të madh në Kosovë, janë me garda false ose e thënë ndryshe, janë të përfshirë në skandalin e blerjes së titujve shkencorë.
Sot në një postim në faqen zyrtere në rrjetin social facebook, Nitaj ka komentuar se, "në piramidën e titujve dhe të publikimeve pa vlerë në UP-së janë të përfshirë afro 80 për qind e profesoratit prandaj dhe reaksioni është kaq i madh!.”
Ai thotë se të ‘palarat” nuk janë bërë publike por do të vij një ditë që e vërteta e titujve të rremë do të zbardhet.
“Fronti i atyre që nuk duan të dalin të palarat në shesh është shumë i madh, por një dite do te zbardhet krejt e vërteta!”, shkruan Nitaj në Facebook.
Deri në kohën që Nitaj mbante postin e kreut të Këshillit Drejtues të UP-së, doli në mbrojtje të rektorit Imbrahim Gashi, I cili dha dorëheqje pasi posedonte grada të rreme shkencore.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com