Pas dorëheqjes së kryetarit serb të veriut, jugu voton kërkesën e Agim Bahtirit për "bashkimin e Mitrovicës"

Pas dorëheqjes së kryetarit serb të veriut, jugu voton kërkesën e Agim Bahtirit për

Agim Bahtiri, kryetar i komunës së Mitrovicës jugore

Është miratuar me shumicë votash kërkesa e kryetarit të Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për ndryshimin e Ligjit 03/L401 për kufijtë administrativë të Mitrovicës me qëllim të bashkimit të qytetit, raporton Gazeta Express. Pro kanë votuar gjithsej 31 asamblistë. Kjo kërkesë e Agim Bahtirit ka ardhur pas dorëheqjes së Goran Rakiqit nga posti i kryetarit të Komunës Veriore të Mitrovicës.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, gjatë seancës në Kuvendin Komunal për bashkimin e Mitrovicës ka thënë se sa i përket kërkesës së serbëve në pjesën e veriut se gjoja kanë mbetur pa bukë, i ka garantuar se asnjë qytetar nuk do të jetë i uritur dhe pa shërbime shëndetësore në Mitrovicën e bashkuar.

Menjëherë pas seancës për ndryshimin e Ligjit për bashkimin e Mitrovicës, në një konferencë për media Agim Bahtiri ka dhënë shpjegime rreth idesë dhe se për të njëjtën kanë qenë në dijeni edhe liderët e Kosovës.

“Kemi biseduar me Pacollin. Idenë time e kanë ditë gjithë liderët dhe ata janë të thirrur t'i dëgjojnë qytetarët”, ka deklaruar Bahtiri duke aluduar kështu në liderët kosovarë.

Tutje ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që propozimin e tij ta mbështesin.

“Kërkoj nga të gjithë të bëjnë këtë kërkesë realitet. Kemi bërë të pamundurën të bashkëpunojmë me ta, por ajo nuk ka qenë reale. Kryetari i veriut ka punu me dirigjime të Beogradit. Ne jemi munduar të bashkëpunojmë, por kjo nuk ka ndodhur dhe kërkoj prej Qeverisë që kjo të bëhet realitet”, ka thënë kreu i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri

“Ne jemi munduar që komunat të cilat i ka themeluar Qeveria e Kosovës të jenë në shërbim të gjithë qytetarëve. Kemi pasur dëshirë që të çohet qeverisja lokale në ato vende në te cilat qytetarët kanë dëshiruar e sidomos në ato me pakica serbe. Jam munduar të bashkëpunoj ngushtë edhe me kryetarin e veriut në të gjitha sferat ekonomike, politike”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri ka deklaruar se ka pasur çdo herë kërkesë që shqiptarët në pjesën e veriut të trajtohen si qytetarë të rëndomtë të cilët punojnë për të mirën e vendit por që kryetari Goran Rakiq ka qenë çdo herë ai i cili nuk i ka përfillur kërkesat e tij dhe të qytetarëve në pjesën ku janë shqiptarët me shumicë.

“A ka më vështirë që të jesh refugjat në komunën tuaj, kjo ka ndodhur dhe po ndodh, qytetarë që janë shpërngulur nga veriu, janë në një situatë tepër të rëndë sepse nuk ka më vështirë se ta shohësh shtëpinë. Këtë zotëri Rakiq nuk e ka dëshiruar. Kërkesa ime ka qenë e pareshtur që të kemi mirëkuptim”, është shprehur Bahtiri.

Kryetari Bahtiri ka thënë se vendimi i cili u mor në mënyrë politike nga kryetari Goran Rakiq për të dhënë dorëheqje ka paralizuar sistemin lokal në pjesën e veriut.

“Qytetarët e veriut më kanë kërkuar që të inicioj këtë për ndryshimin e ligjit. Dhe kjo më ka bërë të qartë se duhet të ndërmarrë diçka në ketë drejtim”, ka thënë Bahtiri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij