Pas 'dushit' ndaj Berishës dje në Kuvend,  Fatbardh Kadilli ka një mesazh për Bashën: Hap rrugë

Pas 'dushit' ndaj Berishës dje në Kuvend,  Fatbardh Kadilli ka një mesazh për Bashën: Hap rrugë

Fatbardh Kadilli, Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Njëri prej 2 zërave të vetëm kundër në Kuvendin e PD-së të thirrur nga Sali Berisha dje ishte Fatbardh Kadilli, i cili në fjalën e tij dje tha se vetëm nëse përjashtohet edhe Berisha nga gara ky Kuvend do të jetë rruga e re e Partisë Demokratike.

Paraditen e sotme Kadilli ka pasur një mesazh për Lulzim Bashën. Ai i ka kërkuar të hapë rrugë për zgjedhje të lira brenda PD-së pasi sipas tij vetëm gara e ndershme e nxjerr nga kjo situatë.

"Ka vetëm një zgjidhje që ndalon luftën për pushtet që po zhvillohet dhe mban PD-në e bashkuar: VOTA E ANËTARËVE. Përplasjet dhe alternativat e ndryshme duhet t’i zgjidhin anëtarët. Basha nuk e ka betejën vetëm me Berishën e as Berisha vetëm me Bashën. Të dy e kanë edhe me ne: ata që duan një drejtim të ri dhe vizion të ri të PD-së. Basha duhet të hapë rrugën menjëherë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.   Basha nuk mund ta mbajë pushtetin me zor. Shiheni këtë foto: me ndonjë përjashtim, asnjë nga pozuesit nuk ka kontribut në PD, nuk ka ndikim në publik, nuk ka vota. A mund të përjashtojnë këta kryetarët e degëve të zgjedhur nga anëtarësia? A mund të vendosin këta që në PD nuk duhet të ketë garë?", shkruan Kadilli në Facebook.

Ai i bën një thirrje edhe anëtarë të Këshillit Kombëtar që pritet të mblidhet sot rreth orës 15:00.

"Dua t’u bëj thirrje pozuesve në këtë foto dhe në atë që do bëhet në Këshillin Kombëtar: Ndalni shkatërrimin e PD-së me përjashtime dhe mbyllje! Ndalni marrëzinë e mbajtjes së karrikes kundër vullnetit të shumicës së anëtarëve. Lejoni garën, lejoni anëtarët të vendosin. Kjo e shpëton PD-në. Kjo është demokracia. Kjo është qasja amerikane", ka shkruar Kadilli.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • danjel: 12/12/2021 17:49

    Zoti Kadilli me gjith respektin per ju ju them shporrni nje here komunistin NON GRATA pastaj uji do te rjedhi i qete e i kulluar, Basha detyrimisht do te largohet por ne kohen e duhur, me nje gure mund te vriten dy zogj por jo dy derra.....

    Përgjigju
    • Shaqo: 12/12/2021 22:30

      Fare i sakte. Per mua Kadilli dhe ai shehaj qe deshen te beheshin kryetare, me c'kemi pare prej atehere e deri ne sot, nuk kane kapacitet per te drejtuar nje parti te madhe si PD. Kjo parti do te vuaje se edhe pretendentet dhe akoma me keq te rinjte nuk kane staturen e duhur, kane nivel te ulet intelektual e te keq kulturor. Nuk behet opozite vetem duke share e nxire dhe ate qe shkelqen. Duke qene te tille nihiliste, ata mohojne edhe veten e tyre nga jeta politike e publike.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës