Pas dy muaj lidhje, Dua Lipa merr një hap të rëndësishëm

Pas dy muaj lidhje, Dua Lipa merr një hap të rëndësishëm

Dua Lipa me Anwar Hadid

Dua Lipa dhe Anwar Hadid, të cilët nuk kanë ngurruar të dalin hapur së bashku në publik dhe romancën e tyre t’ia tregojnë gjithë botës, shfaqen gjithmonë të lumtur në sytë e fansave.

Lidhja e tyre bëri bujë të madhe, pasi  Dua sapo i kishte dhënë fund me të dashurin prej disa vitesh, Isaac Careë.

Ajo është gjithmonë me 20-vjeçarin, të cilin ia ka prezantuar edhe familjarëve të saj.

Në vetëm dy muaj lidhje, këngëtarja shqiptare dhe vëllai i motrave Hadid, kanë marrë vendimin e rëndësishëm për marrëdhënien e tyre.

Sipas “Dailymail”, burime pranë dyshes kanë zbuluar se ata kanë vendosur të bashkëjetojnë.

Duke qenë se kanë shpenzuar pothuajse të gjithë kohën së bashku, ata po mendojnë të marrin një apartament në New York, për të jetuar të dy.

Kujtojmë se teksa ishte i pranishëm në “Sunny Hill Festival” së bashku me Dua Lipën, Anwar rrëmbeu zemrat e shqiptarëve me gjestin e shqiponjës me dy duar dhe kërcimin e valles së Tropojës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 03/09/2019 13:50

    Dashuria nuk njefe moshe apo Kombesi, eshte mire qe jane te dashuruar por nuk do ju zgjase shume kohe, ne fund do mbyllin gojen dhe do shprehen se nuk kane gjetur gjuhe te perbashket, kjo i bie se studiuan anatomine e trupit por nuk iu bashkua mendja. Me te mira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore