Pas dy orësh mbyllet protesta, Berisha: Rama organizoi sulmin me grusht ndaj meje

 

Rreth dy orë ka zgjatur protesta e thirrur nga Sali Berisha, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku nuk arritën as të futen në kordonin e sigurisë.

Në fund të protestës, nga selia blu, Berisha tha se Rama ka tentuar që protesta mos të zhvillohet. Berisha u ndal edhe tek incidenti që ndodhi, ku i godit me grusht, ku sipas tij ky sulm ishte i organizuar nga Rama.

"Edhe njëherë një mirënjohje të pakufishme. Ky regjim i shëmtuar bëri gjithçka që protesta jonë të mos zhvillohet. Kaloi edhe në një akt, me të cilin dëshmoi karakterin prej krimineli Edi Rama. Ai që e organizoi, zgjodhën si në të gjitha rastet, një person që mund të kryejë çdo gjë, dhe e bënë si masë të fundit, pasi e panë që u lëshuan nga katër anët e Tiranës dhe Shqipërisë në këtë protestë që historia do e shkruajë me germa të arta në historinë e protestave të qytetarëve të lirë. Ju keni ardhur me dhjetëra dhe qindra herë në protesta, por ju garantoj se kjo e sotmja, ka qenë për secilin prej jush, kryeprotesta e jetës.

Ne faktuam sot se nuk ka forcë në botë, që ne të na mposhtë, që ne të na ndalojë për të realizuar qëllimet tona. Faktuam se për çdo rast, ne mbetemi të pamposhtur. Ndaj dhe, të frymëzuar të gjithë nga ky akt guximi, trimërie, përkushtimi dhe idealizimi, do vazhdojmë, betejën tonë kundër, armikut më të egër, pas Enver Hoxhës, që shqiptarët kanë pasur në tërë historinë e tyre. Atë që po bën Edi Rama me shqiptarët, nuk e ka bërë asnjë pushtues. Atë që po bën Edi Rama, nuk e bën asnjë udhëheqës në botë.

Ndaj dhe ne jemi misionarë të çlirimit të vendit tonë nga kjo monstër, i cili nuk njeh parim, moral, ligj, përveçse derdh mbi shqiptarët, urrejtjen e një armiku të egër të tyre. Se çfarë mund të bëjmë ne, e faktuam sot. Beteja të mëdha na presin përpara. Të sigurtë të jeni ju se ne do fitojmë. Një përqafim të gjithëve", tha Berisha. 


Lajmi kryesor:

Një burrë e qëllon me grusht në fytyrë, gjakoset Sali Berisha! Protestuesit e rrahin rëndë dhunuesin! Opozita nuk shkel perimetrin e sigurisë së Samitit (VIDEO)


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja