FOTOLAJM/ Fushata e ‘çuditshme’ e marketingut në Kanada, 3 milionë dollarë brenda kutisë së xhamit, ai që e thyen merr të gjitha paratë

FOTOLAJM/ Fushata e ‘çuditshme’ e marketingut në Kanada, 3 milionë dollarë brenda kutisë së xhamit, ai që e thyen merr të gjitha paratë

Kutia e xhamit ku ndodhej shuma e 3 milionë eurove

Një fushatë e pazakontë marketingu në Kanada është bërë virale për shkak të mënyrës sesi është realizuar. Kompania ‘3M’ eksperimentoi me një fushatë marketingu që përfshin xhamin anti-plumb. Ashtu si Tesla, kjo fushatë marketingu është bërë virale duke ngjallur interes të konsiderueshëm.

Në një stacion autobuzi në Vankuver të Kanadasë, brenda kutisë së reklamave u vendosën 3 milionë dollarë. Kutia e reklamës përbëhej nga xhami i prodhuar nga kompania “3M”. Rregulli ishte i thjeshtë. “Kushdo që arrin të thyejë xhamin, mund të mbajë shumën prej 3 milionë dollarëve”.

Kushti i vetëm për këtë ishte që personat të cilët tentojnë të thyejnë xhamin, duhet të përdorinn vetëm këmbët dhe jo pjesë të tjera të trupit.

Duke qenë se rojet e sigurisë ishin të pranishme në vendin ku ndodhej kutia prej xhami me 3 milionë dollarë brenda, asnjë prej qytetarëve që e provuan nuk arritën të thyenin xhamin. Kjo solli një sukses marketingu për kompaninë, duke provuar cilësinë e xhamit të prodhuar.

Në kutinë prej xhami, ndodheshin në fakt vetëm 500 dollarë të vërteta të vendosura mbi shumën tjetër të parave fallco. Por në rast se një person do arrinte të thyente xhamin, atij do t’i jepej e gjithë shuma e 3 milionë dollarëve në kartëmondedha të vërteta.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi