Pas Dybala-s Inter humbet edhe Bremer, Juventus i merr mbrojtësin nga duart! Torino pranon 47 mln euro

Pasi humbi Dybala-n te Roma Inter po i jep duart edhe mbrojtësit Gleison Bremer. E gjitha për shkak të Juventusit, që është treguar e gatshme të ofrojë më shumë miliona se zikaltërit për mbrojtësin brazilian, i cili sezonin e shkuar u shpall më i miri në Seria A.

Sipas mediave në Itali Juventus ka mposhtur Interin duke ofruar 40 milionë euro plus 7 të tjera në formë bonusesh te Torino. Një ofertë që është pranuar nga klubi ‘granata’ që një ditë më para dëgjoi Interin ti ofronte 30 milionë euro plus 5 në fomë bonusesh si dhe kartonin e talentit Casedei, që vlerësohet te 8 milionë euro.

Tani Juventus po negocion me përfaqësuesit e 25-vjeçarit, të cilët prej janarit kanë patur një akord me Interin, por shitja për 80 milionë euro e de Ligt ka bërë që Juve të ndërhyje në fund dhe fuqishëm për mbrojtësin. Është çështje orësh që Juventus të kompletojë transferimin e Gleison Bremer.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim