Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka pas shkëlqimit në kompeticionin e Kupës së Botës me kombëtaren zviceriane, ka nisur pushimet në Dubai. Zvicra u eleminua në fazën e 1/8 duke u mundur me rezultatin e thellë 6-1 nga Portugalia.
Xhaka me bashkëshorten e tij, Leonitën dhe dy vajzat kanë zgjedhur Dubain si destinacionin e tyre për pushimet familjare.
“Koha për familje”, ka shkruar Leonita në njërën prej fotografive, e cila u shpërnda edhe nga futbollisti.
Pas kompeteicionit të Kupës së Botës, futbollisti pritet të angazhohet sërish me skuadrën e tij, Arsenal në Angli ku aktualisht konsiderohet si një prej mesfushorëve më të mirë në Premier League-n angleze.