/ ATSH - "Pas fasadave dhe Pemë Gjeometrike" titullohet ekspozitea më e fundit e fotografes gjermane Daliah Ziper, e cila nën këtë titull shfaq disa fotografi që janë realizuar gjatë qëndrimit të saj në Tiranë.
Ekspozita e çelur një një shtëpi në kryqëzimin mes rrugës së Durrësit dhe asaj Kont Urani, e cila do të vijojë të qëndrojë e hapur deri më 17 prill, paraqet me anën e fotografive një qasje të kujdeshme ndaj qytetit të Tiranës dhe banorëve të saj, ashtu edhe një përballje të thellë kritike me raportin mes vetjakes dhe të huajës.
"Pas Fasadave" nuk e hedh vështrimin drejt rrugëve kaotike e plot jetë të Tiranës, por tek fasadat e qeta të shtëpive të qytetit, që artistja nuk na i prezanton si veshje të mbyllura hermetikisht, por si mure me dritare, si suprina me hapjet e tyre, shprehet Aviva Kaminer.
"E megjithatë, vijon Kaminer, ti mbetesh i privuar nga mundësia për të parë brenda shtëpive".
Fotot e ekspozitës Foto e ekspozitës "Pas fasadave dhe Pemë Gjeometrike"
Në vend të kësaj disa detaje të vogla krijojnë imazhin e jetës që luhet brenda fshehtësisë. E në të njëjtën kohë shumë shpejt bëhet e qartë, se fotot e Daliahs janë marrë nga brenda një shtëpie të tillë. Pra fillimi dhe destinacioni i vëzhgimit të saj nuk është tjetri, por këndvështrimi personal.
Ndërsa seria Pemë Gjeometrike ka për referencë poezinë me të njëjtin titull të autorit shqiptar Anton Papleka, i cili përballet me pasojat e përshtatjes dhe mohimit të vetvetes. Këtu sheh shkurre dekorative të prera në mënyrë gjeometrike, që fotografja i ka fokusuar përgjatë Lanës. Vetëm se në qendër të fotografive nuk janë bimët, por hijet e tyre, që në disa prej punëve marrin forma thuajse njerëzore. Ashtu si në poezinë e Paplekës pemët e Daliahs shndërrohen kësisoj në metafora. Por ndryshe nga Papleka ajo duket se i sheh me emocion dhe jo me indinjatë bimët e prera, që, ashtu të qeta, e shpërfaqin thuajse gjithë dinjitet natyrën e tyre të imponuar.
/Shqiptarja.com