SHKODËR - Pas mbarimit të festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë kanë marrë sërish rrugën e kthimit në vendet ku ata jetojnë e punojnë prej vitesh.
Por kjo gjë ka sjellë radhë të gjata në Muriqan, pikën e Kalimit kufitar mes Shqipërisë e Malit të Zi, e më tej në vende të ndryshme të Europës.
Korrespondenti i A1 Report dhe Shqiptarja.com në Shkodër, Elvis Nabolli njofton se, në këtë pikë kufitare policia shqiptare është duke punuar me 8 sportele, 4 në hyrje e po aq edhe në dalje, por radhët kanë ardhur duke u shtuar.
Punonjësit e doganave tregojnë se, radhët janë krijuar në mesditë pasi ka pasur një fluks të madh të qytetarëve të cilët duan të ikin në Europë, në vendet e tyre të punës.
Pjesa më e madhe janë emigrantë që kthehen në vendet e punës, por nuk mungojnë edhe të huaj apo qytetarë që ikin për fundjavë në Mal të Zi, apo më tutje.

(Në foto: Rradhë të gjata në dogana e Muriqanit)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/ Fluks emigrantësh në dogana