ELBASAN- Pas incidentit në zyrat e PS dhe PDIU në Fier, një banderolë e socialistëve e vendosur në qendër të qytetit të Elbasanit është djegur. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se banderola është djegur gjatë natës, e ndërsa mësohet se janë sekuestruar kamerat e bizneseve përreth për të rënë në gjurmën e autorëve.
Ndërkohë, më herët në Fier, selia e PS-së dhe e PDIU-së u qëllua me gurë. Aljosha Doko, bashkëkryetar i shtabit të Partisë Socialiste tek lagjjia 1 Maj, tha se forcat e tjera politike duan që të krijojnë destabilizim dhe bëri thirrje për tolerancë dhe qetësi.

Banderola e djegur
B.K./Shqiptarja.comKomente

