Zyrat elektorale të Partisë Socialiste dhe të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, janë dëmtuar në orët e para të mëngjesit në Fier.

Policia njofton se rreth orës 03:00, në lagjen "1 Maj" Fier, në rrugën "Jani Bakalli" dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të këtyrë subjekteve politike.

Aljosha Doko, bashkëkryetar i shtabit të Partisë Socialiste tek lagjjia 1 Maj, tha se forcat e tjera politike duan që të krijojnë destabilizim dhe bëri thirrje për tolerancë dhe qetësi. PDIU nuk ka bërë një prononcim për mediat në lidhje me ngjarje, ndërkohë që kanë deklaruar se ua kanë lënë institucioneve ligjore për të hetuar rastin.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. 

1616315751_pspdiu.jpg

Xhamat e thyer te zyrat elektorale të PDIU dhe PS në Fier

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:31
Dëmtimi i zyrave elektorale në Fier, përfaqësuesi i PS-së: Dëshmi e qartë se këto forca politike kërkojnë destabilizim (VIDEO)

Aljosha Doko, bashkëkryetar i shtabit të Partisë Socialiste tek lagjjia 1 Maj, në një prononcim për gazetarët tha se në qytetin e Fierit kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Pa përmendur emra, Doko tha se kjo është një dëshmi e qartë se asaj se çfarë ofrojnë forcat e tjera politike.

‘Dëshmi e qartë e asaj se çfarë ofrojnë këto forca. Qyteti i Fierit kërkon paqe sinqeritet dhe bashkëpunim ne jemi qytetar dhe kërkojmë që të afrohemi drejt Europës. PS është parti që kërkon presporitet dhe zhvillim, ne jemi popull ku duhet të votojmë me qetësi dhe të afrojmë tolerancën. Kjo që ka ndodhur sot tregon se këto forca kërkojnë destabilizim, ne nuk i vendosim dot emra se kush forca atë e zbaton ligji dhe e zgjidh ligji. Por që nuk ka ndodhur në qytetin e Fierit të goditen shtabet. Kjo është një lojë e atyre që kërkojnë të çorodisin dhe të shkëpusin vëmendje. Nuk na vjen fare mirë që shtabet elektorale goditen.’- tha Doko.