Kryeqyteti i Ukrainës Kiev, është sulmuar me raketa, thotë kryebashkiaku i qytetit.
Udhëheqësit botërorë janë aktualisht në një takim të G20 në Indonezi, ku ata kanë dënuar luftën kundër Ukrainës.
Politikani ukrainas, Vitali Klitschko, tha se dy ndërtesa apartamentesh u goditën nga raketat në rrethin Pechersk. Ai shtoi se "disa raketa" u rrëzuan mbi Kiev, raporton news.sky
Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko ka shkruar në Telegram :"Sulm mbi kryeqytetin. Sipas informacioneve paraprake, dy ndërtesa banimi u goditën në rrethin Pecherskyi. Disa raketa u rrëzuan nga mbrojtja ajrore mbi qytetin e Kievit. Mjekët dhe shpëtimtarët në vendin e hitet. Informacione më të detajuara më vonë".
Mbetet e paqartë nëse janë shkaktuar viktima, megjithëse Klitschko tha se mjekët janë në vendngjarje.
Sirenat e sulmit ajror po tingëllojnë sërish në të gjithë Ukrainën.
Gjithashtu Zëvendës shefi i zyrës së Presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko, u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në strehimore.
“Në Kiev janë regjistruar dy shpërthime për shkak të raketave ruse. Pushtuesit kanë goditur dy ndërtesa banimi. Ekipet e shpëtimit dhe mjekët ndodhen tashmë në vendngjarje. Ju lutem qëndroni në strehimore”, tha ai.
Vendi ka pësuar sulme të reja javët e fundit, pavarësisht se ka bërë një fitim të rëndësishëm në rajonin Kherson javën e kaluar kur trupat ruse u tërhoqën.
Kjo vjen menjëherë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim me video për udhëheqësit e G20, të cilët po takohen në Bali.
Kyrylo Tymoshenko of the President's Office has shared a video of the aftermath of the Russian missile strike on Kyiv: pic.twitter.com/VFzc9OxqY3
— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) November 15, 2022
Lajmi kryesor: