Pas Francës, nisin hetimet edhe nga 3 shtete të tjera për Iphone 12: Rrezatim i lartë Elektromagnetik

Belgjika, Holanda dhe Gjermania thonë se do të shqyrtojnë shqetësimet se iPhone 12 po lëshon shumë rrezatim elektromagnetik, pasi Franca urdhëroi Apple të ndalojë shitjet.

Rregullatori i Francës i ka dhënë dy javë kohë gjigantit të teknologjisë për t'iu përgjigjur hetimit të tij, për të cilin autoritetet gjermane thonë se mund të çojë në masa në mbarë Evropën.

Apple tha se kishte siguruar prova se IPhone 12 ishte në përputhje me rregullat e rrezatimit, por Agjencia Kombëtare e Frekuencave të Francës pretendoi se përgjigjet e testeve të rrezatimit, ishin kthyer më shpejt se parashikohet.

Qeveria belge ka udhëzuar rregullatorin e saj të rishikojë nëse iPhone 12, i lëshuar për herë të parë në vitin 2020, paraqet rrezik për shëndetin.

"Është përgjegjësia ime të reagoj dhe të siguroj që të gjithë qytetarët të jenë të sigurt dhe të mbrojtur nga çdo rrezik i mundshëm. Shëndeti është një çështje që nuk duhet neglizhuar kurrë," tha sekretari belg i shtetit për dixhitalizimin, Matjë Mishel. Ai i tha Le Soir (Lë suar) se kishte kërkuar nga rregullatori të ekzaminonte të gjitha modelet e Apple, të ndjekur nga markat e tjera.

Agjencia holandeze e infrastrukturës dixhitale tha se bazuar në testet franceze nuk kishte dyshim se nivelet e rrezatimit ishin tejkaluar. Nga ana tjetër, BBC shkruan se hetimi francez mund të çojë në masa që do të zbatohen për të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Rregullatori shikon dy teste të rrezatimit: i pari mat një telefon në kontakt të ngushtë me trupin e një personi, si për shembull kur mbahet ose vendoset në xhepin e pantallonave; testi i dytë bëhet në një distancë pak më të madhe, duke simuluar një telefon në një xhep xhakete ose një çantë.

IPhone 12 e kaloi testin e dytë, por tejkaloi nivelet e përcaktuara në rregullatorët e BE-së tër të parë, thanë autoritetet.

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë