Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar dy nisma me shtetin e Turqisë në lidhje me fushën ushtarake.
Nismat e miratuara janë nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për Bashkëpunim në Fushat Ushtarake të Trajnimeve, Teknikës dhe Shkencës.
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj tha se këto janë marrëveshje të rëndësishme për të dyja shtet, në fushën e sigurisë që lidhen më trajnimet ushtarake.
Lajmi vjen pas raporteve se ushtria e Kosovës është pajisur me dronët Bayraktar, për të cilët muaj më parë Ministria e Mbrojtjes kishte nënshkruar kontratë me një kompani prodhuese në shtetin e Turqisë.
Sipas raporteve, dronët kanë arritur në mars në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe për këtë kishte edhe prani të shtuar të Forcës së Sigurisë në zonën VIP të Aeroportit.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kishte realizuar gjatë vitit të kaluar edhe një vizitë në Turqi, ku kishte parë nga afër dronët dhe teknologjinë e fundit që po prodhohen në kompaninë Baykar. Po ashtu, edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani vitin e kaluar kishte vizituar fabrikën e dronëve “Bayrakar”.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
24 Nëntor, 17:00
-
Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë
24 Nëntor, 12:42
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
BOKS/ Alban Beqiri dhe Besian Karaj kampion të Ballkanit për peshat 67 dhe 71 kg, fitojnë mes Serbisë
23 Nëntor, 15:57
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
Kimete Berisha: E vetmuar, si dhelpra!
21 Nëntor, 21:31
-
‘Janë të pavërteta’, Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë
21 Nëntor, 20:12
-
BE-ja i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
21 Nëntor, 16:02
-
Serbi/ 11 të arrestuar, për shembjen e çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad që vrau 15 persona
21 Nëntor, 13:56
-
Osmani kritika Kurtit: S’mund të luajmë bixhoz me partnerët, cenohet mbrojtja e Kosovës! Askush s’ia ka dalë vetëm
21 Nëntor, 11:35