Pas Furtunës/ Ish-deputeti i PS, Gjok Jaku merr drejtimin e Hipotekës së Shkodrës

Pas Furtunës/ Ish-deputeti i PS, Gjok Jaku merr drejtimin e Hipotekës së Shkodrës

Gjok Jaku

Pas "furtunës" në Hipotekën e Shkodrës, Ministria e Drejtësisë ka zgjedhur pasardhësin e Zamir Lekës të arrestuar në krye të këtij insitucioni.

Me detyrën i "komanduar", ministria Etilda Gjonaj, ka zgjedhur që ta caktojë në krye të këtij institucioni të shumëpërfolur, një figurë që e njeh Shkodrën. Ai është ish-deputeti socialist Gjok Jaku.

Gjok Jaku është nga Lezha dhe ka qenë dy herë kryetar bashkie i këtij qyteti. Ai ka mbajtur edhe postin e Prefektit të Shkodrës. Ndërkohë që Z.Jaku ka qenë edhe Zv/Ministër i Bujqësisë në vitin 2015.

Pse u shkarkua kreu i Hipotekës në Shkodër

Në Hipotekën e Shkodrës ishte ngritur një skemë korrupsioni që përdorej në Hipotekën e Shkodrës. Report Tv dhe Shqiptarja.com mësuan se drejtori Zamir Leka kishte marrë në kundërshtim me ligjin shuma deri në 5 mijë euro. Leka mbante edhe oferta në pritje nga të interesuarit, dhe në momenin që merrte paratë, atëherë praktikat përkatëse i kalonte tek juristët e zonave.

Ai bashkëpunonte me juristen Frida Mirashi. Në zonat që ajo nuk arrinte t’i mbulonte dot vetë, burime nga prokuroria bëjnë me dije, se ua kalonte specialistëve të tjerë me shënimin mbi zarf: “Porosi e shefit”, duke kërkuar përfundimin e praktikave (plotësimin e dokumentacionit). Shqiptarja.com ka mësuar se Mirashi është motra e drejtoreshës së Patentave në Shkodër, Egla Mirashi. Burimet bëjnë me dije se është e provuar se Zamir Leka, ka regjistruar disa prona në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikimet përkatëse në DAMT dhe në Komisionin e Verifikimit të Titujve të Pronësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë