Pas 'Gjendjes Civile', presidenti Meta rikthen në Kuvend ligjin për Metrologjinë: Ka nivel të lartë anti-kushtetutshmërie! I bën thirrje SPAK për hetim

Pas ligjit për gjendjen Civile presidenti Ilir Meta, një ditë më pas kthen për rishqyrtim në Kuvend edhe ligjin për Metrologjinë.

Meta thekson se ky ligj ka nivel të lartë antikushtetutshmërie prandaj i është drejtuar me një thirrje SPAK që të hetojë nismën e qeverisë dhe arsyet e autorëve që e kanë shtyrë Kuvendin të shqyrtojë.

“Si President i Republikës, i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë menjëherë hetimet për të verifikuar se si është ndërmarrë dhe shqyrtuar nisma nga qeveria dhe cilat kanë qenë arsyet reale dhe autorët që e kanë shtyrë Kuvendin e Shqipërisë të pranojë këtë gjendje të rëndë, duke vendosur përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kanë ndihmuar, lehtësuar dhe kanë bërë të mundur që kjo nismë të shohë dritën e miratimit në Kuvend”, thekson presidenti.

Si përfundim ai jep tre arsye kryesore se pse vendosi ta kthejë për rishqyrtim në Kuvend këtë ligj duke i renditur:

1- Sanksionon konkurrencën e pandershme dhe rrezikun e shtimit të praktikave korruptive;

2- Ligjëron ekskluzivitetin e ushtrimit të shërbimeve publike nga subjekte të caktuar privatë duke krijuar vetë ligjvënësi monopole, në cenim të tregut të lirë e konkurrues; dhe

3- Është shembulli se si ligjvënsi nuk ushtron më veprimtarinë dhe vendimmarrjen në mbrojtje të interesit publik, por në mbrojtje të një pakice subjektesh private.

Këtë ligj Kuvendi e ka miratuar me shumicë votash më 15 tetor. Presidenti pretendon se të gjitha këto të meta dhe problematika që sipas tij janë bërë në procesin ligjbërës mbulohen me slogane propagandistike të përdorura për mbushjen e relacioneve dhe shmangien e vëmendjes se përmes këtij ligji të ri, tashmë po realizohet përafrimi i kuadrit ligjor me disa direktiva të sektoriale të BE-së për metrologjinë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 09/11/2020 12:57

    Dhenia me PPP e sherbimit meterologjik shqiptar po tregon se ekonomia dhe sherbimet publike jane ne rrezik.Forma e PPP nuk i kane sjell asnje te mire vendit por ploteson tekat e miqve dhe horrave per te drejtuar shtetin e neserm shqiptar.Neoliberalet jane kanceri i ekonomise boterore dhe kane sjelle plagen me te rende ne bote pabarazine shoqerore dhe per pasoje varferine.Shqiperia po zhytet ne borxhe ,dhe ky 30 vjecar do te mbahet mend si periudha me zeze mbas diktatures komuniste.Rama po zbaton porosite e dhena nga ata qe vendosen ne politike.Shqiperia po homb cdo aktivitet publik dhe do jete nje shtet i varur politikisht dhe ekonomikisht nga koncensionaret miq te pushtetit. Ky nuk eshte model socialdemokrat por neoliberal .Meta beri shume mire qe e ktheu megjithse kuvendi nuk e hedh poshte porosine e Rames.

    Përgjigju
  • F-35: 09/11/2020 11:09

    Mund te duket per te qeshur, por eshte e vertete. Ne disa vende te botes, sot ekziston nje disipline sportive, kampionati i pordheve. Po te marre pjese ne to IM, jam i bindur qe del kampion!

    Përgjigju
    • Tani: 09/11/2020 22:48

      Ja shkerdhefsha baxhellen ilirit

  • qiparizi: 09/11/2020 10:30

    po me metrologjine çpati ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton