Pas Gjermanisë edhe Francës dhe Greqia është e hapur ndaj përdorimit të vaksinës ruse kundër COVID-19

Pas Gjermanisë edhe Francës dhe Greqia është e hapur ndaj përdorimit të vaksinës ruse kundër COVID-19

Vaksina anti-COVID, Sputnik V

GREQI- Pas deklaratës se djeshme të kancelares Angela Merkel dhe ministrit të jashtëm francez të cilët mbështetën përdorimin e vaksinës anti-COVID ruse edhe Lazaros Karnesis, mjeku i përgjithshëm dhe anëtari i Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, tha se Greqia mund të përdorë vaksinën Sputnik V.

Sipas Karnesis, vaksina ruse është efektive dhe se shpejti ajo do të marrë dhe aprovimin nga Agjencia Evropiane e Barnave për përdorim. Ai theksoi se sa më shumë vaksina anti-COVID të aprovohen aq më mirë do të jetë për të gjithë.

Duke folur për fenomenet e refuzimit të vaksinimit nga profesionistë shëndetësor, Karnesis ia atribuoi lodhjes së tyre por edhe informacionit jo të plotë në lidhje me vaksinën.

“Ka keqinformime në lidhje me efektet e vaksinës, po jam i sigurt se njerëzit do të binden të bëjnë gjënë e duhur dhe një përqindje e madhe do të vaksinohet në mënyrë që edhe virusi mos të përhapet”. , tha ai.

Ai në fjalën e tij ka përmendur edhe të reja në lidhej me vaksinën AstraZeneca duke thënë se dozat e para të saj do të mbërrijnë në vend në fund të marsit.

Mjeku shtoi gjithashtu se nëse informacioni se kjo vaksinë nuk krijon imunitet të mjaftueshëm për personat mbi 65 vjeç atëherë do kë zbatohet një plan B, ku këto doza do të merren nga moshat më të reja.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se në të ardhmen e afërt më shumë vaksina do të aprovohen nga kompani të mëdha dhe të njohura, duke shprehur entuziazëm se çdo gjë do të shkojë mirë.

Në Greqi ditën e djeshme është shënuar një rritje ekstreme e infektimeve ditore me COVID-19, duke u regjistruar 1. 261 raste të reja.

Ky ishte një alarm për vendin i cili mund të sjelli në fuqi masa të reja shtrënguese anti-COVID në përballimin e kësaj situate.

Numri aktual i infektimeve ka shkuar 158,716, ndërkohë që numri i viktimave është 5,851 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ditën e djeshme kancelaria gjermane, Angela Merkel bëri një deklaratë lidhur me vaksinën ruse, duke thënë se ajo është hapur ndaj përdorimit të saj me kusht që ajo të provohet se është efektive.

Ndërsa, ministri i jashtë francez Jean-Yves Lentrian ditën e sotme deklaroi se nëse Sputnik V plotëson standardet e nevojshme shkencore dhe aprovohet nga EMA e më pas nga agjencia franceze e barnave atëherë nuk ka asnjë pengesë për përdorimin e kësaj vaksine.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave