TIRANE- Kompania franceze Nexter ka prezantuar në repartin e Komandove në Zall Herr, superblindin luftarak "ARAVIS", një automjet shumë-misionësh i pajisur me sisteme armatimi dhe komunikimi.
Në ceremoni morën pjesë ambasadorja franceze në Tiranë, Christine MORO, zëvendës ministrat e Mbrojtjes, Starova dhe Spahia, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Xhemal Gjunkshi.
ARAVIS ofron lëvizshmëri të lartë në terrene të vështira dhe një nivel të lartë mbrojtjeje për ekuipazhin, si nga minat ashtu edhe nga goditjet e artilerisë. Sipas prezantimit zyrtar, bëhet fjalë për një mjet të përshtatshëm për kryerjen e detyrave të ndryshme operacionale si patrullim, rikonicion dhe check-point.
ARAVIS ka mbërritur në Shqipëri më 11 tetor dhe për dy javë kompania franceze ka trajnuar 40 persona nga Forcat e Armatosura shqiptare në përdorimin e mjetit, mes të cilëve pjesëtarë të Batalionit Komando, atij të Forcave Speciale si dhe të Policisë Ushtarake.
Ushtarakët shqiptarë që morrën pjesë në stërvitje vlerësuan gjatë ceremonisë se superblindi ARAVIS mund t’u shërbejë Ushtrisë sonë në si në operacionet brenda vendit ashtu edhe në ato ndërkombëtare në mbrojtje të paqes në botë. Por asnjë nga dy zv/ministrat e Mbrojtjes, apo autoritetet e tjera që ishin prezente, nuk sqaruan si mund të përdoret një mjet i tillë nga Ushtria shqiptare dhe sa i nevojitet vërtetë asaj.
Nga informacionet e disponueshme online, ARAVIS kushton nga 1 deri në 3 mln Euro. Stafi Ushtarak e Civil i Ministrisë së Mbrojtjes theksoi jashtë kamerave gjatë ceremonisë së blindi NUK është blerë nga Ministria e Mbrojtjes dhe shtuan se nuk kanë informacion nëse një gjë e tillë do të kryhet në të ardhmen. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe ambasadorja franceze, gjithashtu, nuk folën gjatë ceremonisë.
Kompania Nexter është furnizuesi kryesor i Ushtrisë franceze. Por lidhjet mes Shqipërisë dhe Francës në fushën ushtarake janë më të hershme. Ministria e Mbrojtjes ka një kontratë me kompaninë franceze Eurocopter për të blerë 5 helikopterë luftarakë deri në 2017, me një vlerë prej 79 mln Euro. Në korrik 2012 një prej tyre u rrëzua në alpet franceze gjatë një manovre dhe që atëherë nuk është dëgjuar më të flitet për kontratën në fjalë.
(im/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com