Pas incidentit Smajli mund të lërë
futbollin, Kukësi: Laçi fitoi me dhunë

Pas incidentit Smajli mund të lërë<br />futbollin, Kukësi: Laçi fitoi me dhunë
Dhuna dhe ngjarjet e pakëndshme në futbollin shqiptar janë rikthyer dje në Kurbin në ndeshjen mes Laçit dhe Kukësit. Në fillim të pjesës së dytë në momentin e një rivënie në lojë mbrojtësi i Kukësit Dritan Smajli është goditur me sende të forta në kokë nga tifozët vendas. Lezhjani është shtrirë menjëherë në tokë ndërsa edhe kur ishte shtrirë sërish është goditur nga një çadër e hedhur në fushë po nga tifozët.

Gjendja e Smajlit ishte e rëndë dhe ai del nga fusha me barrelë dhe transportohet menjëherë në spitalin e traumës në kryeqytet ku morri mjekim më të specializuar. Në foto duket Smajli në spital dhe futbollistë të Kukësit që në korridoret e spitalit presin me ankth lajme për shëndetin e shokut të tyre i cili iu nënshtrua edhe një skaneri. Smajli gjatë mbrëmjes ka kaluar rrezikun dhe ka komunikuar duke thënë se pak mban mend nga ngjarja por kërcënon edhe me tërheqje nga futbolli pas këtij incidenti që e rrezikoi jo pak. Tashmë fjala do i kaloi Komisionit të Disiplinës.

Sa I përket rezultatit të ndeshjes atë arritën që me përmbysje ta merrnin kurbinasit. Laci e fitoi ndeshjen 2 me 1 falë dy golavë të Agim Metos. Një gol i Elis Bakajt i dha Tiranës fitoren ndaj Vllaznisë në fund dhe e ngjit në vend të parë.

1-0 fituan edhe Elbasani ndaj Teutës dhe Flamurtari ndaj Apolonisë. Sot në “Niko Dovana” mbyllet java me superndeshjen Partizani-Skënderbeu.

dhuna laci kukesi
dhuna laci kukesi

Redaksia Online
(d.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra