Drejtori i Teatrit Kombetar Hervin Çuli është marrë në pyetje këtë të martë nga oficerët e komisariatit numër 1 në Tiranë, pas kallëzimit të gazetarit Eni Shehu, në lidhje me incidentin e ndodhur 4 ditë më parë gjatë provave gjenerale të shfaqejs "Tri motrat".
Gazetari Eni Shehu ka bërë kallëzimin e tij në prokurorinë e Tiranës, pasi pretendon se pasi është dhunuar nga drejtori i teatrit Çuli, është nxjerrë forcërisht nga salla.
Nga ana tjetër, pas ngjarjes Çuli u shpreh se gazetari Shehu kishte ngacmuar aktorët gjatë provave dhe për këtë arsye ai është detyruar që ta nxjerrë jashtë teatrit me forcë, pasi ai nuk kishte pranuar të dilte.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com