Pas kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian, Cakaj në Paris kërkon edhe anëtarësimin në UNESCO

Pas kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian, Cakaj në Paris kërkon edhe anëtarësimin në UNESCO

Në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 40-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay ku kërkoi edhe anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO sipas Cakaj, vetëm do të përforcojë vlerat që përfaqëson kjo organizatë, nga edukimi deri te trashëgimia kulturore.

Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e edukimit në zhbërjen e sjelljeve përjashtuese dhe ekstremiste, si dhe për rëndësinë e patjetërsueshme të dialogut multikulturor. Po ashtu, u shpreh gatishmëria për thellim të bashkëpunimit gjatë Kryesisë së OSBE-së 2020, veçanërisht në fushën e promovimit të lirive themelore, politikave anti-diskriminuese dhe dialogut të hapur shoqëror.

Ministri Cakaj, në takim ngriti edhe çështjen e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO, si një e drejtë e një vendi që kërkon të bashkëpunojë me UNESCO-n, në shërbim të arsimimit më të kualifikuar të qytetarëve të Kosovës, mbrojtjes së vlerave të tyre kulturore dhe artistike dhe krijimit të një mjedisi rajonal, ku Kosova të rrisë bashkëpunimin edhe në këto fusha.  

“Theksova rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO. Kosova sot është shembull rajonal në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve dhe trashëgimisë kulturore përgjithësisht.” - është shprehur në një postim në facebook ministri Cakaj.

Sot  Cakaj, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës edhe në Këshillin e Evropës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh