UKT-ja e Tiranës ka kryer një ndërhyrje në rrugën 'Spahiu' në zonën e Shkozës duke zëvëndësuar linjën e vjetër me një të re për ujin e pijshëm. Ky investim sipas bashkisë së Tiranës vjen pak ditë pas investimit për dyfishimin e prurjeve në rrjet, ndërkohë që po punohet për të njëjtën gjë edhe në lagje të tjera të Tiranës.
Sipas bashkisë për herë të parë në këto 32 vite, 62 për qind e kryeqytetit ka kaluar në furnizim 24 ujë në ditë, ndërkohë që zonat e tjera kanë përmirësim të konsiderueshëm.
Për këto investime kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj është shprehur: “Me investimin e ri në Bovillë, që s’ishte bërë për 30 vitesh, kemi kaluar në 62% të Tiranës me 24 orë ujë. Dyfishimi i prurjeve në Bovillë dhe dyfishimi i filtrimit, na kanë prodhuar një rezultat fantastik në terren.
Megjithatë, do të vazhdojmë testimet dhe më vjen mirë se zona që më përpara e mbulonte Kombinati, pra zona e Astirit dhe Yzberishtit, kanë një rritje të ndjeshme të furnizimit me ujë. Ende s’jemi në24 orë ujë, por nga një herë në ditë me 2-3 orë, të shkosh në 14-15 orë, është si dita me natën. Fakti që banorët janë përgjigjur shumë pozitivisht, do të thotë se duhet të vazhdojmë derisa ta çojmë Tiranën 100%.”
Sa per informacion, kombinati ende me 3 ore ne 24ore furnizim !!!
Përgjigju62% e Tiranes me uje 24 ore? Cilat zona se na habite!!!! Ose po ja fut kot, ose Zogu i Zi ku jam une qe eshte zone qendrore, ka qimen e derrit dhe futet te 38% pa uje 24 ore....
Përgjigju