Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sot në një konferencë për mediat u pyet nga gazetarët nëse Monika Kryemadhi ishte ende anëtare për PL, pas kërkesës së tij për divorc.
Meta tha se PL është një parti evropiane dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Zoti Meta ju kërkoj ndjesë, po më duhet të kthehem pas në një çështje që ka ende interes publik, përsa kohë nuk kemi pasur mundësi nuk kemi pasur mundësi të ju pyesim. Zonja Kryemadhi pas kërkesës suaj për divorc, a është më anëtare e Partisë së Lirisë, apo pamundësia për të jetuar nën një çati, e ka bërë të pamundur dhe jetesën në një seli?
Përgjigje: Ne jemi një parti europiane, dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike. Cilido që pranon programin e PL., që respekton statusin e saj, që punon për 5 prioritet e saj, është në Partinë e Lirisë. Dhe është i ftuar jo vetëm të jetë në Partinë e Lirisë, por ti bashkohet PL, si një shpresë e madhe për të përmbysur këtë model ekonomik, që shkatërron shtresën e mesme. Që varfëron shqiptarët e thjeshtë, dhe pasqyron vetëm një klientelë rreth Edi Ramës.
Pyetje: Si e ndihmon fuqizimin e PL. fjalia juaj, apo theksimi juaj, se teksa po ju hetohet pasuria bashkëshortore, ju theksoni fort se për paratë nuk keni asnjë përgjegjësi, dhe zonja Kryemadhi në mirëbesim ka menaxhuar paratë, apo gjithçka tjetër në familjen tuaj. Si e ndihmon kauzën tuaj, forcimin tuaj, kjo deklaratë e juaja? Faleminderit.
Përgjigje: Ka një lloj kakofonie në pyetjen tuaj. Duket se qëndrimet e mia kanë qenë dhe janë të qarta. Unë mbaj përgjegjësi për çdo veprim që unë kam kryer, por nuk mbaj asnjë përgjegjësi, për çdo veprim që kushdo ka kryer, apo do të kryej në të ardhmen.
S.B/A.A/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2100
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt
23 Janar, 10:31
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
PL: Bujqësia është kthyer në sektor inekzistent
19 Janar, 13:37
-
Mero Baze: Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar
19 Janar, 07:07
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06
-
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
17 Janar, 11:59
Ti e ndan ruan për politikë, tani thua raporte personale. Spiun greku.
Përgjigju