Pas kompromisit të Ohrit, Kurti e konfirmon: Po, ka Asociacion në marrëveshjen evropiane

KOSOVË- Në propozimin evropian përshihet edhe asociacioni. Ky nuk është aludim, as interpretim, por pohim i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Edhe pse deri më tani nuk ishte përmendur dhe madje është një ndër ‘kartat’ që po përdor Serbia, Kurti ka pohuar sot në një intervistë për RTK se në nenin 10 të planit evropian përfshihet asociacioni i komunave serbe.

Deklarata e fortë e kryeministrit, Albin Kurti vjen në një kohë kur tensioni i negociatave është i madh dhe sapo është finalizuar kompromisi i Ohrit.

Ai e theu akullin në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke i mbyllur diskutimet nëse ky organizëm, aq shumë i kritikuar dikur nga Kurti, është apo ajo pjesë e marrëveshjes evropiane. Kurti ishte jashtëzakonisht i qartë, duke e pohuar se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes evropiane, për të cilën u diskutua edhe në Ohër vikendin që iku.

 “Ka asociacion në propozimin evropian. Sepse kjo thuhet në nenin 10.

Ta zëmë po i përmendi dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave kadestralë, që nuk ka ndodhu as sot e kësaj dite, është marrëveshja numër 5 në rendin kronologjik. Ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është marrëveshja e 16-të, e cila në muajin që vjen i mbush 10 vjet.” – vazhdoi tutje Kurti.

“Unë nuk e mohoj një gjë të tillë...Ka shumë marrëveshje, një thes me marrëveshje që duhet ta trajtojmë me kujdes.” – vazhdoi Kurti.

Më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kurti dhe Vuçiç pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian. Ndërmjetësues të takimit ishin diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak. Në cilësinë e vëzhguesit ishte i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në Ohër, palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:15
‘Prapaskenat’ e kompromisit të Ohrit, ‘rrëfehet’ Kurti: Ishim pala kreative, Vuçiç kërcënoi se do ikte nga takimi

1679516183_thj.JPG

Kurti ka treguar se ka bërë edhe ofertë për të hartuar ai një statut, por që pala tjetër kërvënoi me përfundim të takimit.

 “Unë kam bërë oferta vazhdimisht kam qenë më kreativi, e fundit ishte në pasditen e hershme të 18 marsit, dhe në momentin kur unë bëra ofertë, pala tjetër kërcënoi në një far mënyre me përfundim të takimit. Qartazi kam thënë për statutin se si duhet të rregullohet kjo çështje, unë kam kërkuar prej palës tjetër serbe, që të jenë dakord me tri shtylla, brenda të cilës unë do ta draftoja atë statut se si rregullohet kjo gjë” – deklaroi Kurti.

Kurti vazhdoi tutje, duke treguar edhe më shumë detaje.

“Me datën 18 mars kam thënë “nëse ju jeni dakord me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të cilat i ngërthejnë vlerat evropiane, demokratike, universale, në njërën anë, me qëndrimin evropian, edhe kam shkuar më hollësisht kam treguar se cili është ai, dhe me qëndrimin amerikan. Pra tri shtylla: Republika e Kosovës me Kushtetutë dhe vlera, qëndrimi evropian, që është konkret, qëndrimi amerikan, që po ashtu është konkret, në këtë tre-shtyllash parimor e të drejtë, unë nesër kam thënë që nesër ua sjell juve draftin e statutit, e quajmë qysh të duash” – rrëfeu Kurti.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja