Pas konfirmimit si kandidat i PS për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo largohet nga posti i prefektit të Vlorës

Pas konfirmimit si kandidat i PS për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo largohet nga posti i prefektit të Vlorës

Vangjel Tavo

Vangjel Tavo largohet nga posti i prefektit të qarkut të Vlorës.

Tavo është konfirmuar tashmë si kandidat i PS për bashkinë Himarë për zgjedhjet e datës 4 gusht, ndërsa tashmë ka dhënë dorëheqjen nga ky post, dorëheqje që i është dërguar edhe ministrit të brendshëm.

Vangjel Tavo u emërua prefekt i Vlorës në 13 mars të këtij viti duke zëvendësuar Flamur Mamaj, post që e mbajti për pak muaj duke qenë tashmë kandidat i PS për bashkinë Himarë.

Tavo ia ka kërkuar dorëheqjen nga posti i prefektit ministrit të brendshëm Taulant Ballës, ku shpreh mirënjohjen e tij për mundësinë që pati në një kohë të shkurtër. Më tej në shkresë Tavo falenderon bashkëpunëtorët e tij në këto muaj.

Vangjel Tavo ka pasur di detyrim të japë dorëheqjen si prefekt i Vlorës, pasi përndryshe nuk mund të kandidoj për kryebashkiak.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Shkak bëhet Lionel Messi, presidenti i Argjentinës shkarkon zv.ministrin e Sportit

Shkak bëhet Lionel Messi, presidenti i Argjentinës shkarkon zv.ministrin e Sportit