Pak minuta pas krimit në Vlorë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri pistoletë 40-vjeçari, Fation Sinani, ka ndodhur shpërthimi i një automjeti fare pranë banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur zona ishte e rrethuar me forca të shumta policie.
Automjeti i shpërthyer është tip "Ford Focus" AA987 KP, në pronësi të E.I., 42 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Mësohet se makinës i ishte vënë lëndë eksplozivi në pjesën e përparme, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.
Ende nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me krimin që i mori jetën Sinanit në banesën e tij.
[gallery]22749[/gallery]
Policia jep detaje nga shpërthimi i automjetit:
Rreth orës 22:58, në lagjen "15 Tetori", autorë të paidentifikuar ende i kanë vënë lëndë plasëse (shpërthyese) automjetit tip Ford Autoveturë me targë AA 987 KP.
Automjeti ka qenë i parkuar në një rrugë dytësore pranë Bashkisë së qytetit, në pronësi të shtetasit E.I., 42 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO